Celja e projektit RRISIM QËNDRUESHMËRINË NDAJ EKSTREMIZMIT

Faleminderit vullnetar
26 Shtator, 2020
Grupi vullnetaret anti covid dhe inspektoria Tea nga Inspektoriati Shendetesor.
15 Tetor, 2020

Celja e projektit RRISIM QËNDRUESHMËRINË NDAJ EKSTREMIZMIT

Sot QBNF çeli siparin e zbatimit te projektit “RRISIM QËNDRUESHMËRINË NDAJ EKSTREMIZMIT PËR NJË TË ARDHME MË TË SIGURTË” me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë te cilet i falenderojme per kete vleresim dhe besim ne punen tone.
Ne fjalen e hapjes, Kryetari i QBNF Dr. Arben Ramkaj uroi mireseardhjen duke falenderuar te pranishmit per angazhimin e tyre si edhe donatoret per bujarine dhe besimin e treguar per QBNF. Pasi beri nje panorame te shkurter por esenciale te situates ai theksoi arsyet e nevojes se ketij projekti per parandalimin dhe minimizimin e qasjeve ekstremiste.
Me tej dr. Ramkaj ia dha fjalen me rradhe per te pershendetur:
Përfaqësuesit te Kordinatorit Kombetar Kunder Ekstremizmit Z. Bardhyl Gosmishti, i cili vleresoi QBNF dhe punen ne vazhdimesi;
Kryetarit te Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja qe evidentoi vazhdimesine dhe sukseset e QBNF si edhe angazhimin per mbeshtetje;
Prefektit Z Klevis Xhoxhi qe premtoi bashkpunim nga pozicioni i sapomarre;
Drejtorit te Policisë Vendore të Qarkut Elbasan Z.Arjan Muça qe falenderoi per ftesen e QBNF per te qene pjese e projektit nepermjet zyres se policimit ne komunitet;
Drejtores se Zyrës Arsimore Vendore Elbasan Zj. Anila Çota qe po ashtu shprehu angazhimin per bashkepunim te vazhdueshem;
Don Giuseppe Testes qe Përshëndeti në emer të Komuniteteve fetare të QBNF dhe theksoi vizionin e tone ne koherence me organizmat mbareboterore duke cituar edhe Papa Franceskun si promotor te vllazerimit nderfetare;
Kryetarit te Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Z. Aleksandër Çipa qe theksoi kontributin e fetareve ne emancipimin e shoqerise dhe ne edukimin e brezave
Zj.. Merita Bala nga Fondacioni i Zgjidhjes se konflikteve “FZKPM” qe shprehu falenderimin dhe gatishmerine per te dhene pervojen e duhur ne menaxhimin e konflikteve nga vete te rinjte ne komunitetet e tyre;
Dr. Manolita Hida nga organizata “Të Dëgjoj 366” theksoi vazhdimesine e bashkepunimit ne disa projekte duke ofruar sherbimin psiko-social per te rinjte e shtresave te cenueshme.
Ne fund drejtori Ekzekutiv i QBNF, z.Sokol Lulgjuraj, i cili pasi falenderoi te pranishmit, donatorin dhe asistenten e projektit psikologen Elona Mustafaraj beri nje paraqitje te detajuar te Projektit.