
SESIONI NR 3 MENGEL
5 Dhjetor, 2020
MARSHIMI i PAQES 2021
9 Janar, 2021Sot më 18 Dhjetor 2020, nën rregullat anti-covid, u zhvillua Sesioni i 4-t Diskutim dhe informim! me disa të rinj e të rritur të komunitetit Mysliman në Bradashesh, Elbasan, në zbatim të projektit Rrisim Qëndrueshmërinë ndaj Ekstremizmit për një të Ardhme më të Sigurtë të cilin QBNF po e kryen me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
Pas mikpritjes dhe falenderimeve nga Imam Dauti, si edhe paraqitjes së projektit nga z.Sokol Lulgjuraj, u vazhdua me referatet mbi situatën në lidhje me ekstremizmin dhe gjuhen e urrejtjes në rrjetet sociale. Imami Agron Sula u ndal ne rolin qe duhet te luajnë te rinjte per paqen sociale, harmonine dhe parandalimin e ekstremizmit, ne te gjitha format e shfaqjes se tij si edhe në evidentimin e gjuhes së urrejtjes nën vështrimin e klerikëve duke shmangur marrjen e informacioneve fetare nga individe apo burime joformale e jolegale.
Më tej psikologia Elona Mustafaraj referoi për;
1- Shqetësimet dhe problemet që shfaqen te moshat rinore.
2- Identifikimin e rasteve të shfaqjes së konflikteve në komunitetet tona.
3- Nxitja dhe evidentimi i personave me prirje për tu angazhuar në sesionet e menaxhimit të konfliketeve te bashkmoshataret dhe në fund moderoi diskutimin e të pranishmëve si edhe plotësimin i pyetësorit për njohuritë mbi fenomenin e ekstremizmit.




