QBNF e pergjegjshme dhe aktive ne forumet ne dobi te komunitetit.
26 Korrik, 2018Projekti “Fetaret Ushtrojne e Nxisin Demokraci Aktive Komunitare FUNDAK
26 Korrik, 2018Kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, njëkohësisht edhe këshilltar i Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe për Ballkanin Perëndimorë, Dr. Arben Ramkaj mori pjesë në hapjen e sesionit të parë procedural të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen (IPTP) në sallën kryesore të Parlamentit maltez në Valletta. Në këtë session morën pjesë 54 kryetarë dhe përfaqësues të qeverive rajonale dhe parlamentet kombëtare nga e gjithë bota. Në qendër të këtij sesioni ishte mëshimi fort ndaj vlerave të tolerancës dhe paqes përballë racizmit, diskriminimit, ekstremizmit dhe intolerancës.
Në këtë takim Dr. Ramkaj pati nderin të takohej me kryetarin e parlamentit të Maltës z. An!lu Farrugia si dhe shume përfaqësues dhe parlamentarë të tjerë nga bota.