
Kuvendi i Shqiperise – Tryeze keshillimi me OSHC
20 Prill, 2022
LAJMET TV SKAMPA – VIZITA QBNF – VATICAN
11 Maj, 2022Në 28 Prill u zhvillua† Konferenca – Mediat dhe diversiteti në Shqipëri, ku ishte i ftuar si referues Drejtori i QBNF Sokol Lulgjuraj ku nder te tjera theksoi se mbi temat fetare media shpesh herë merret me anën sipërfaqësore dhe jo me thelbin, pohojnë vëzhguesit.
Përfaqësuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, Sokol Lulgjuraj, thotë se mediat largohen edhe më shumë nga thelbi i Áështjes fetare, kur pranë klerikëve vijnë edhe politikanët, të cilët i pyesin për tema nga më të ndryshmet në dyert e objekteve fetare, ku janë për tjetër ngjarje, duke shkelur etikën e besimit fetar, madje ka ndodhur edhe që mediat nuk pasqyrojnë ngjarje fetare, sepse nuk iu duken interesante.
Nganjëherë nëse nuk vijnë politikanë në ngjarje fetare, gazetarët harrojnë fare. Ne kemi një marshim paqeje, që e bëjmë prej 20 vjetësh në janar, ku mblidhen gjithë komunitetet fetare, të rinj e të reja për të dhënë mesazhin e paqes, por mediat kombatëre as I bie ndër mend se Áfarë ndodh e Áfarë mesazhesh të larta humane jepen në këto tubime kaq madhore – thotë zoti Lulgjuraj.
Megjithatë, ai shtoi se diskriminime fetare në media nuk shihen dhe se kur jepet ndonjë fjali e pasaktë për fetë, ajo vjen nga pakujdesia dhe mosinformimi, e jo nga keqadashja a provokime të qëllimshme.
Drejtuesi i Institutit të Medias, Remzi Lani, thotë se ndryshe nga raportimi mbi minoritetet, shoqërisë shqiptare i nevojitet më shumë raportimi i diversitetit në shoqëri, sepse media e ka për detyrë ta pasqyrojë botën e larmishme, sic ajo është, në etni, besime, orientime gjinore, aftësi të ndryshme. Por Shqipëria dhe Ballkani mbizotërohen nga kultura e maxhoritizmit, e hegjemonizmit, gjë që i Áon grupet minoritare në periferi të shoqërisë dhe në skajet e vëmendjes së medias.
per me shume ndiqni linkun me poshte
https://www.zeriamerikes.com/a/6549129.html?fbclid=IwAR2gxRXx3q6HfnsI8IwMbjhIebcP550-J23RxTgtFgZIHblWETTQ9fHEbdM
https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F6549129.html%3Ffbclid%3DIwAR3DvRjvMCCuMXZD4vKhg22sac5fzUC2sDQJJ0erxKlEsazGv-V1PGfRJgs&h=AT2aaNb793GWYKRLgj2NEU7wZyzH46FJpJ9wAKZar3P50uQakquXYMFX3tVWJGxDiVlo5X3CVZc40rXYf8eL3cTuNHESe1eK0tmW1s6xtfPT_q3ktE0dpmID5KC5w0vZ&__tn__=-UK-R&c[0]=AT3Qo00JsEtcXgPZaGDCapDX3DhMZBxdwplmGN94TA04Etz439TrouCtt1nQ7lVlv3_5uLFFaoAObWEqTJrxQP8CKq2sfWv3jaswNvH4CLmbQden9-mNV7MBEJNLWn-fLXA9F8wqyv4_AHYeAmzDLgMJjqc