TAKIM QBNFE + FORB-LEARNING
31 Mars, 2023
KOMUNITETI KATOLIK PRET URIMET PER PASHKET 23
9 Prill, 2023
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar shtroi mbrëmë një iftar në shenjë përnderimi ndaj muajit të Madhërishëm të Ramazanit dhe besimtarëve muslimanë. Në këtë iftar morën pjesë drejtori i qendres së CVE-së, z. Denion Meidani dhe kolegë të nderuar të Qendrës së Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm. Morën gjithashtu pjesë Ambasador Valter Ibrahimi, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z. Robert Gajda, Drejtoresha e Agjensise shteterore për të drejtat dhe në Mbrojtje të Fëmijëve znj. Alma Tandilli, zv. Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë z.Taulant Bica, Drejtori i Insitutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, z. Sotiraq Hroni, Drejtoresha e Insitutit për Marrëdhenie Ndërkombëtare znj. Alba Cela, znj. Alma Katragjini, z. Redion Qiriazi,z Seit Fishta dhe shumë përfaqësues, miq dhe dashamirës të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar. Në fjalën e tij, drejtori ekzekutiv z. Sokol Lulgjuraj deklaroi që ky iftar i komuniteteve fetare, institucioneve shtetërore dhe i shoqërisë civile dëshmon edhe njehere vlerat e veçanta që mbart populli shqiptar në promovimin e tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës së natyrshme që na karakterizon.
+23