Feja dhe nevoja për bashkëpunim ndërfetar
20 Korrik, 2020
workshop online
23 Korrik, 2020
Feja dhe nevoja për bashkëpunim ndërfetar
20 Korrik, 2020
workshop online
23 Korrik, 2020
Sot zhvilluam Mbledhjen e Kryesis së QBNF mbas disa muajsh distancimi fizik, pasi virtualisht kemi qene vazhdimisht në kontakt.
Kryetari i QBNF dr. Arben Ramkaj, falenderoi Zotin që jemi sërish bashkë duke i uruar mirseardhjen prijësave fetarë.
Më tej dr. Ramkaj vazhdoi duke bërë nje pasqyrim te aktiviteteve te gjysmës së parë të vitit 20 si në angazhimet e QBNF në përmbushjen e projekteve vendore, ashtu edhe atyre në pjesmarrjet ndërkombëtare, ku na është dashur të ishim nëpërmjet forumeve online.
Më pas z.Sokol Lulgjuraj, në rolin e drejtorit ekzekutiv të QBNF paraqiti në mënyrë të detajuar aspektet dhe shifrat konkrete te projekteve dhe angazhimeve në vazhdimesi.
Më tej, shprehën mendimet dhe propozimet për të ardhmen, prijesat e nderuar fetarë; Myftiu A. Duka, Kryeprifti Ortodoks At Stavri, Baba Arditi, Pastoret Ilirian Gjoni e Ilir Isaraj, si edhe Don Emilio.
Mbledhjen e nderoi si i pranishem seminaristi Dritan Boka që në Shtator shkon për studimet e larta teologjike në Universitetin Papnor në Vatikan, e që shpresojmë të jetë emisari ynë i posaÁem në Rome gjatë viteve të studimit atje.
Pas mbledhjes bashkendamë drekën vllazërore të ftuar nga Baba Arditi.