GEZUAR VITIN E RI 2024
1 Janar, 2024
QBNFE antare e Rrjeti për paqebërësit fetarë ndÍrkombëtarë”
30 Janar, 2024
GEZUAR VITIN E RI 2024
1 Janar, 2024
QBNFE antare e Rrjeti për paqebërësit fetarë ndÍrkombëtarë”
30 Janar, 2024
Sot më 13 Janar, zhvilluam MARSHIMIN e PAQES 2024 me temë DIALOGU, mjet per solidaritet kombetar, me moto:
PO Dialogut & JO konfliktit.
Si gjithmonë Hapja te Sheshi Elbasan Arena nen drejtimin e z.Sokol Lulgjuraj, Drejtor i QBNFE i cili pasi prezantoi temen Dialogu  mjet për solidaritet kombëtar! dhe falenderoi te pranishmit, ftoi Kryetarin e Komitetit Nderfetar Dr. Arben Ramkaj per te pershendetur dhe referuar mbi temen. Me pas kumtin mbi Fetarët si Misionarë të Palodhur për Dialog e Bashkëpunim e paraqiti Imzot Giovani Peragine. Me tej per Dialogun dhe gjithëpërfshirjen në Bashkinë Elbasan foli Zj. Vesa Llanaj, Zv/Kryetare e Bashkisë.
Pastaj nisi marshimi përgjatë bulevardit Aqif Pasha ku në ndalesën te Busti Kozma Naska u kumtuan: Komunitetet fetare shembull të Dialogut nga Myftiu Agim Duka dhe Dialogu  në fokusin e Qeverisë nga Zj. Evis Kushi, Deputete e Elbasanit qe vleresoi shume QBNFE dhe aktivitetet e shumta te qendres sone duke konsideruar institucion Marshimin e pervitshem.
Te ndalesa II te busti i Kostandin Kristoforidhit u kumtuan; Dialogu, burim për zgjidhjen e mosmarrveshjeve nga Metropoliti Hirësi Andoni, Këndvështrimi i opozitës për Dialogun politik nga Z.Qani Xhafa, Deputet i Elbasanit dhe Përkushtimi i akademikëve në Dialogun mes brezave nga Prof. Dr. Elvira Fetahu, zv/rektore e UAXH.
Te ndalesa e fundit te Shtatorja e Aqif Pash Elbasanit u kumtuan mbi qasjet
Zoti na shtyn gjithmonë drejt mirëkuptimit! nga Pastor Ilirian Gjoni dhe Prijësit fetare, këshillues dhe edukues të dialogut  nga Don Dorian Mjeshtri, zv/kryetar i QBNFE.
Ne mbyllje zoti Lulgjuraj falenderoi te rinjte, besimtaret, kleriket, misionaret, autoritetet politike vendore e parlamentaret e pranishem, mediat per percjelljen e aktivitetit si edhe policine e shtetit dhe ate bashkiake qe garantuan me se miri sigurine dhe mbarvajtjen e marshimit.