Urime Prezences se OSBE ne Shqiperi
7 Dhjetor, 2017
UNË JAM NJËSOJ SI TI
15 Dhjetor, 2017

Sot më 14 Dhjetor 2017 drejtuesit e QBNF bashkëorganizuan dy veprimtari të rëndësishme me bashkinë Cërrik.

Në kuadër të projektit Qytetet e Forta, ku anëtare është dhe bashkia Cërrik midis 120 në tërë botën, QBNF nënshkroi Marrveshje Bashkëpunimi me këtë Bashki, të cilën e nënshkruan Kryetari i QBNF dr. Arben Ramkaj dhe Kryebashkiaku Altin Toska, me objekt kryesor përcaktimin e rregullave dhe modaliteteve brenda të cilave do të zhvillojnë, marrëdhëniet ndërmjet tyre, për arritjen e objektivave të përbashkët në dobi të komunitetit”.

Pas Marrveshjes të dy përfaqësitë shkuan te Sheshi Qendror i Qytetit ku Bashkia së bashku me QBNF përuruan duke mbjellur dy pemë ulliri në lulishten e sapo ndërtuar me kontributin e përbashkët me emrin simbolik “Oasi i Paqes” .

Gjatë aktiviteteteve kryebashkiaku falenderoi dhe vlerësoi kontributin e QBNF si dhe uroi që ky bashkëpunim të vijë gjithnjë e në rritje në Bashkinë e Cërrikut në dobi të komunitetit me moton së bashku me ndryshueshmëri.

Edhe kryetari i QBNF dr. Arben Ramkaj e vlerësoi si të frutshëm dhe me goxha perspektivë këtë bashkëpunim për të cilin do të angazhohemi të gjithë, si liderat fetarë, ashtu edhe si organizatë ndërfetare që promovon respektin dhe bashkëpunimin me vlerat reciproke të të gjithë komunitetteve fetare.