
best channel njofton projektin
9 Shtator, 2020
‘PERBALLOJME COVID ME VULLNETARIZEM FETAR DHE PERGJEGJSHMERI QYTETARE”
22 Shtator, 2020Dr Arben Ramkaj eshte i ftuar në Konferencën kundër Terrorizmit të organizuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së, ku ministri i jashtem ne detyre Cakaj nënvizoi tre elemente kryesore.
Së pari, përqëndrimi në shkaqet që mundësojnë rritjen e ekstremizmit të dhunshëm është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Ndonëse puna e institucioneve të sigurisë mbetet e pazëvendësueshme, sot duhet veprim i përbashkët për të ndryshuar shkaqet ekonomike e shoqërore që mundësojnë shfaqjen e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Së dyti, forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve publike, medieve dhe ndërmarrjeve të ndryshme teknologjike vazhdon të jetë thelbësor për të parandaluar përhapjen e rrëfimeve ekstremiste. Për më shumë, bashkëpunimi ynë mbart edhe një vlerë të patjetërsueshme për zbulimin e informacioneve të nevojshme për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste.
Së treti, bashkëpunimi e solidariteti ndërkombëtar janë parakushte themelore për një luftë të sukesshme kundër terrorizmit. Përderisa bashkërisht kemi bërë një punë të frytshme, OSBE duhet të forcojë përkushtimin e saj për të parandaluar dhe zhbërë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.


