Jetësojmë Krastën dhe Veten    ((JEKRAVET))

LUFTA KUNDER GJUHES SE URREJTJES
3 Mars, 2022
Jetesojme Krasten dhe Veten
9 Mars, 2022

Jetësojmë Krastën dhe Veten    ((JEKRAVET))

      Sot 9 Mars 22 nisi rrugetimin nisiativa me e re e QBNFE nepermjet projektit JEKRAVET, “Jetesojme Krasten dhe Veten” me moton “Mbill një Pishë… Vendos Gjurmën Tënde” qe ka si qellim rigjallerimin e Krastes me Pisha te reja me kontributin e banorëve te Elbasanit duke rritur pergjegjshmerine e qytetarise ne mbrojtje te mjedisit si edhe aktivizmin qytetar. Gjithashtu risi eshte vendosja e emrit te banoreve te gjurmet duke shtuar dimensionin historik te projekti.

      Elbasani po zhvillohet dita ditës sidomos përsa i përket ndërtimeve të shumëllojshme, si objekte industriale po ashtu edhe banimi, gjë që sjell gjithnjë e më shumë domosdoshmërinë e kujdesit ndaj ambientit, e sidomos ajrit që thithim, ku rolin kryesor për pastrimin e tij e luajnë kodrat përreth qytetit, sidomos Krasta, që për hir të vertetës, ka nevojë urgjente për rivitalizim, pasi pishat e mbjella në vitet 60 janë duke rënë për arsye të moshës dhe kushteve atmosferike, pa anashkaluar dhe dëmtimet e tyre nga të papërgjegjëshmit nëpërmjet zjarreve të shpeshta.

Kësisoj ne si QBNF, nëpërmjet Departamentit tonë të Mjedisit, po iniciojmë këtë projekt risi për të ndikuar jo vetëm në rimëkëmbjen fizike të pyllit të Krastës por edhe duke bërë vetë qytetarët të interesuar në këtë nismë duke marrë pjesë drejtpërdrejt duke kontribuar në mbjelljen e pishave nëpërmjet formulës paguaj 5000 = “Mbill një Pishë… Vendos Gjurmën Tënde  duke u interesuar më tej vetë për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët për vete dhe brezat tanë.

Arësyeja dhe deshira që na nxiti  dhe të besojmë në realizimin dhe suksesin e këtij projekti është fakti sepse jo të gjithë banorët kanë fatin të lenë emrin e tyre në historinë e qytetit, si p.sh. artistët, politikanët apo figura të tjera të nderuara të qytetit, ndaj me këtë mënyre  i japim mundësi shumë njerëzve të kenë emrin e tyre në nje vend tepër të vizitueshëm të qytetit duke bërë që edhe brezat që do vijnë të mund t’i kujtojnë ata si promotorë të një kauze humanitare sic është mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit të gjelbër.

     Qëllimi i projektit:

      Ashtu si thuhet edhe në titull qëllimi kryesor është “Jetësimi i Krastën me pisha të mbjella nga vetë qytetarët që do të jetësojnë edhe vetën duke vendosur emrin e tyre atje, me anë të mekanizmit tonë të Departamentit të Mjedisit dhe mbështetjes nga Bashkia Elbasan e konkretizuar nëpërmjet këtij projekti që do të ketë vetëm datë nisje por jo datë mbarimi sepse do të jetë i vazhdueshëm sipas formatit të aktiviteteve që po i sqarojmë më poshtë.

            Por gjithsesi ky projekt do të planifikohet në baza vjetore duke u përsëritur në vazhdimësi, pra dhe duke patur vlerë të përcaktuar vjetore sipas buxhetit të analizuar me transparencë dhe saktësi objektive.

            Ndërkohë si qëllime dytësore kemi a) frekuentimin nga sa më shumë qytetarë të  këtij parku duke shetitur, ecur apo vrapuar për shëndet e sport dhe b) rritjes së përgjegjshmërisë qytetare për ruajtjen e këtij ambjenti nga tërë këta frekuentues.

             Target grupi

            Qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë të tjerët të huaj apo shqiptarë që kanë banuar përkohësisht në Elbasan apo kanë frenkuentuar Krastën gjatë jetës së tyre..

baneri JEKRAVET