
konferenca online e Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
1 Gusht, 2020
TV Skampa njoftojn hapjen e projektit
9 Shtator, 2020Pas javesh pune pergatitore, sot nisi rrugetimin 6-mujor projekti “Përballojmë Covid-in me Vullnetarizëm Fetar dhe Përgjegjshmëri Qytetare” që financohet 88% nga AMSHC dhe 12 % nga organizatat Zbatuese; QBNF, Misericordia dhe Të Dëgjoj 336.
Ne fjalen e tij hapëse të mikpritjes dhe falenderimit per te pranishmit, Kryetari i Komitetit Nderfetar Elbasan, Dr. Arben Ramkaj, së pari falenderoi te pranishmit, donatoret per financimin dhe bashkepuntoret. Ai veÁ tjerash theksoi perkushtimin e klerikeve ndaj komunitetit duke u angazhuar ne te tilla projekte risi, por edhe nevojen per te ndergjegjesuar banoret kunder hamendimeve se Covid eshte sajese apo nuk ekziston.
Me pas pershendeti zv/Kryetari i Bashkise Elbasan Z. Ervin SaraÁi qe vleresoi punen dhe angazhimin e perhershem e te sukseshem te QBNF duke shprehur edhe gatishmerine per bashkpunim te metejshem.
Me tej pershendeten dhe vleresuan kete projekt Drejtuesit e Komuniteteve fetare te Elbasanit, At Stavri, Don Giusepe dhe Pastor Ilirian Gjoni.
Gjithashtu vleresuan dhe shprehen konsiderata per bashkpunim te frutshem gjate zbatimit te projektit drejtuesit e institucioneve dhe organizatave bashkpunuese; Drejtori Xhevair Budani nga Drejtoria Rajonale e Kujdesit Shendetsor, Komisar Faik Ruko nga Zyra e Policimit ne Komunitet, Presidentja e organizates “Te Dëgjoj 366” Dr. Manolita Hida, si edhe perfaqesuesi i Misericordia Elbasan z. Eduart «eta.
Pastaj moderatorja qe e menaxhoi shume mire aktivitetin, znj. Elona Mustafaraj, njekohesisht asistetente e ketij projekti, ia dha fjalen drejtuesit te projektit z. Sokol Lulgjuraj, i cili beri nje panorame te plote me shume profesionalizem te gjithe projektit.
































































