STUHI MENDIMESH NE RRETHIN E PERBASHKET

TAKIM me NUNCIN APOSTOLIK
27 Janar, 2020
MEDIA INFORMON MBI AKTIVITETIN
28 Janar, 2020
TAKIM me NUNCIN APOSTOLIK
27 Janar, 2020
MEDIA INFORMON MBI AKTIVITETIN
28 Janar, 2020

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) dhe Qendra† Bashkë-punimit NdërFetar – Elbasan (QBNF) organizuan diën e sotme një Seminar interaktiv si një† aktivitetet përmbyllëse të fazës përgatitore për themelimin e Institutit për Studime Fetare dhe Bashkëpunim (ISFB).
Ky seminar u moderua prej Zj.Andrea Mewaldt nga firma konsulente prestigjoze gjermane Open Europe Consulting e cila perftoi nje qasje te re bashkbisedimi per nxjerrjen e nevojave komunitare per t’i futur ne agenden e Institutit. Zj.Andrea Mewaldt gjithashtu ofroi ekspertizën e saj për realizimin e këtij projekti të parë në llojin e tij në Shqipëri.
Në këtë seminar morën pjesë me idetë e tyre aktorë të ndryshëm të shoqërisë në hartimin e objektivave dhe aktiviteteve të Institutit të ri.
Instituti për Studime Fetare dhe Bashkëpunim (Institute for Religious Studies & Cooperation) është një nismë strategjike afatgjatë që synon të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve ndërfetare në Shqipëri, në përputhje me zhvillimin e politikave dhe të nismave të nivelit komunitar.
Themelimi i këtij Instituti synon ta kthejë Shqipërinë në një pikë reference për aktivitetet ndërfetare si dhe një organizëm i cili mbështet ndërtimin e kapaciteteve të palëve të interesuara në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme për këtë temë.