
QBNF pjestare në Këshillin Vendor për Sigurinë Publike
11 Shkurt, 2021
Mbyllja e projektit ANTICOVID ne TV
26 Shkurt, 2021Sot më 25 Shkurt 21, QBNFE përmbylli me sukses projektin e mbështetur financiarisht nga AMSHC, Përballojmë Covid in me Vullnetarizëm Fetar dhe Përgjegjshmëri Qytetare, të cilin e zbatoi në partneritet me organizatat Të Dëgjoj 366 dhe Misericordia, në bashkëpunim me Operatorin e Shendetit Publik dhe zyrën e Policimit në Pomunitet të Elbasanit.
Për arsye të masave antikovid ky aktivitet u kufizua në numrin e pjesëmarrësve duke paraqitur punën dhe arritjet vetëm përballë operatorëve të televizioneve lokale të cilët më së miri do ta pasqyrojnë në programet e tyre për të informuar shikuesit dhe banorët e qytetit, duke përcjellë edhe mesazhet pozitive që u shprehen gjatë prezantimit nga zbatuesit e projektit.
Pas prezantimit të shkurtër të programit nga Drejtori i Projektit z. Sokol Lulgjuraj, fjalën e mori Dr. Arben Ramkaj, Kryetar i QBNF, i cili vlerësoi punën e bërë duke falenderuar zbatuesit e projektit në emër të Komitetit Ndërfetar që ai drejton, si edhe theksoi kontributin e Ámuar të vullnetarëve dhe klerikëve të 5 komuniteteve tona fetare në këtë kohë pandemie duke iu gjendur pranë banorëve në nevojë me mbështetje në shumë drejtime e mënyra.
Gjithashtu Presidentja e organizatës Të Dëgjoj 366 znj. Eriona Hoxha përshëndeti në emër të organizatave partnere duke evidentuar rolin e fuqishëm të bashkëpunimit si mjet i domosdoshëm në kapërcimin e sfidave të tilla dhe jo vetëm. Ajo shpjegoi edhe disa nga angazhimet konkrete në shërbim të komunitetit të Elbasanit nëpërmjet mbështetjes social-psikologjike të tyre.
Më tej Z. Sokol Lulgjuraj bëri një panoramë të detajuar të aktiviteteve dhe arritjeve por duke evidentuar edhe sfidat përgjatë zbatimit. Gjithashtu ai paraqiti shifrat e gjetjeve edhe nga pyetësori i realizuar në muajin e fundit të ketij projekti që zgjati 6 muaj, duke ofruar edhe rekomandimet modeste për hapat dhe ecurinë e mëtejshme që duhen ndërmmarë nga organizatat tona në të ardhmen duke uruar kapërcimin sa më parë të kësaj situate.
Në fund u falenderuan vullnetarët më të spikatur Bardha Zaimi, Ibrahim Papri dhe Eriona Shahini, të cilëve drejtuesit e projektit u dhanë «ertifikatë Vlerësimi për kontributin e tyre të Ámuar, pasi, për hir të vërtetës, nga trainimi dhe Áerifikimi i 20 vullnetarëve, vetëm gjysma e tyre u angazhuan gjatë zbatimit, ndërsa këta të tre u treguan gjatë gjithë muajvë tepër të përkushtuar. Pra vullnetarizmi ka nëvojë për tu promovuar dhe mbështetur.






















