
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE)
Besimi ndihmon atë që e mbart këtë virtyt duke e bërë të dobishëm për veten dhe të tjerët
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE)
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE) është Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF) e themeluar nga udhëheqësit shpirtërorë të katër komuniteteve fetare tradicionale të Qarkut të Elbasanit, përkatësisht nga Komunitetet; Mysliman, Ortodoks, Bektashi dhe Katolik.
QBNFE është legjitimuar juridikisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Republikën e Shqipërisë me Vendimin Nr. 347 në datë 22 Dhjetor 2004 duke u regjistruar si Person Juridik, me NUIS L62906331D, që ka si objekt të veprimtarisë krijimin e mundësive reale për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve të tyre për të rritur dhe forcuar gjithnjë e më tej mirëkuptimin dhe bashkëjetesën fetare në vend e më gjërë, si edhe për të penguar individë e grupime të ndryshme që keqpërdorin fenë në dëm të shoqërisë dhe njerëzimit . Në vitin 2018 QBNFE-së iu bashkua edhe komuniteti i pestë fetar, Vëllazëria Ungjillore.