QBNFE URON QYTETATRET ELBASANAS

𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧ë 𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐫ë𝐧 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥”
November 19, 2023
TAKIM KORTEZIE DHE VLERESIMI PER BASHKEPUNIMIN ME UNIVERSITETIN GREGORIAN
December 1, 2023
111 vite Elbasan i pavarur – Shqipëri e pavarur 🇦🇱
Urimet më të mira qytetarëve elbasanas për 111-vjetorin é ngritjes së flamurit të pavarësisë në qytetin e Elbasanit, më 25 nëntor 1912.
Deklarata e Pavarësisë.
“Ne, populli i Elbasanit, pa ndonjë detyrim nga jashtë apo nga brenda , por nga dëshira jonë e lirë bashkë me të gjithë qytetet e Shqipërisë po ia bëjmë të ditur gjithë botës së qytetëruar, se sot e shpallim veten tonë plotësisht të shkëputur nga Mbretëria turke, duke u rreshtuar si një komb i lirë, i cili me ndihmën e të madhit Zot , mbrojtësit të të gjitha kombeve dhe me mbrojtjen e qeverive të Europës shpall se do të qeverisë me nder, drejtësi dhe paanësi të plotë, pa bërë asnjë dallim feje apo dogme. Çdo shqiptar ose i huaj në këtë qeveri shqiptare, do të mundë të rrojë lirisht duke i gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore. Edhe ne kemi ndërmend të rrojmë vëllezërisht edhe me shtetet fqinj, pa dashur t’u bëjmë as më të voglin dëm, por duke iu lutur të na ndihmojnë në qeverisjen tonë, sikurse na ndihmuan edhe në rrëzimin e qeverisë turke.
Rroftë Shqipëria e lirë!
Kështu e bëftë Zoti!
Ne, përfaqësuesit e Elbasanit, vërtetojmë të sipërmen, duke vendosur nënshkrimin tonë.”
Nënshkruesit:
Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli, zavendës mitropolit Papa Dhimitër Dhimitruka.
Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Biçakçiu, Abdulla Bej Tirana, Fuad Bej Kareman Beu(bBiçaku), Servet Bej Zylfi, Ismail Bej Xheladin Beu, Ali Agjah Bej, Maliq Bej Riza Beu, Demir Bej Sulçe Beu, Refik Myftiu, Mahmut Guma, Xhaferr Pasmaqi, Hysein Sulova, Ruzhdi Alush Saraçi, Beniamin Deliana, Beniamin Nosi, Taq Buda, Kolë Papajani, Lazër Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi Nikollë Jorgaqi, Mihal Prifti, Dhimitër Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Hysein Dakli, Jusuf Bej Taushani, Hasan çifte, Ymer Peni, Hysein Hastopalli, Demir Zenelhoxha.
Urimet më të mira Elbasanit dhe qytetarëve elbasanas! 🇦🇱
Mund të jetë një imazh i teksti