konferencës “Dialogu Ndërfetar – Kontributi i Shqipërisë në Ballkan”

Il Dialogo Interreligioso: il contributo dell’Albania nei Balcani
September 25, 2023
shteti të investojë në diplomacinë kulturore fetare
October 5, 2023

konferencës “Dialogu Ndërfetar – Kontributi i Shqipërisë në Ballkan”

Në Universitetin Gregorian në Romë u mbajt  Konferenc “Dialogu Ndërfetar – Kontributi i Shqipërisë në Ballkan” organizuar nga Qendra për Studime Ndërfetare e Universitetit Papnor Gregoriani dhe Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan në bashkëpunim edhe me Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan.
Takimi u moderua nga Prof. Ambrogio Buongiovanni, Drejtor i Qendrës për Studime Ndërfetare në Gregorian, ndërsa fjalët përshëndetëse u mbajtën nga P. Pino di Luccio zëvendës rektor i universitetit Gregorian, Prof. Dr.Skënder Topi, rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Mons. Indunil J. K. Kodithuwakku, sekretar i Dikasterit për Dialogun Ndërfetar në Vatikan, Francesco Di Nitto, ambasador i Italisë në Vatikan, Majlinda Dodaj, Ambasadore e Shqipërisë në Vatikan dhe dr Arben Ramkaj, President i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan.
Në vijim, seanca u hap nga Dom Dorian Mjeshtri, Kordinator i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, që foli për sfidat e këtij dialogu. Mario Imperatori, dekan i Fakultetit Papnor Teologjik të Napolit u ndal në identitetin e dialogut ndërfetar mes politikës e teologjisë.
Diplomati italian Andrea Benzo,drejtues i digasterit te lirisë fetare dhe dialogut nderfetar në ministrinë e jashtme të Italisë foli për lirinë fetare dhe dialogun mes vlerave universale e specifikave lokale.Dr Rudina Çollaku, drejtuese e departamentit të gruas në Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar solli një panoramë të kulturës së takimit të dy komuniteteve fetare pas rënies së komunizmit.
Në fund, dekani i Filozofisë së Universitetit Papnor Gregorian parashtroi relativizmin religjioz e sekular përmes sfidave dhe mundësive.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona duke studiuar dhe teksti
dita e dytë e konferencës “Dialogu Ndërfetar: Kontributi i Shqipërisë në Ballkan”
Dekania e Shkencave Shoqërore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, prof dr Elisabeta Osmanaj referoi mbi temën “Roli i shkollave të krishtera katolike në Shqipëri dhe rëndësinë e tyre në arsimim”. Më tej, Padre Lello Lanzilli, sekretar rajonal i Europës Mesdhetare në “Compagnia di Gesu” foli për “Elementët e stilit pedagogjik të Jezuitëve”.
Mbi “Edukimin përmes rezistencës dhe dialogut në ‘Vepra Pijore” u ndalën Eriada Çela, pedagoge e anglishtes në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe Migena Kapllani, pedagoge e letërsisë në “Aleksandër Xhuvani”, ndërsa studimi i psikologes Elona Mustafaraj, “Qasja e shoqërisë shqiptare ndaj besimit dhe sfidat e saj në planin psikologjik”.
Kleriku Stevan Minic, që po kryen doktoraturën në Universitetin Gregorian në Romë, foli për “Kontributin e Kryepeshkopit Anastas Janulllatus i Kishës Ortodokse në dialogun ndërfetar në Shqipëri” duke mbyllur sesionin e referateve.
Në konkluzione, profesor Ambrogio Bongiovanni listoi tri fjalët që duhen marrë me vete pas kësaj konference që janë rezilienca, harmonia dhe teologjia bashkëpunuese.
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe turmë