Shqiperi-Izrael Kreret e Komuniteteve Fetare ne elbasan arena
14 Nëntor, 2016
MARTIRËT E BESIMEVE – DËSHMI ATDHEDASHURIE
27 Nëntor, 2016

Kryesia e QBNFE mori pjese sot me 23/11/2016 ne aktivitetin me teme: “Unë jam si Ti”, organizuar nga studentet e departamentit te Gjuhes Angleze ne Universitetin Aleksaner Xhuvani dhe pedagotet e tyre.

Ne kuader te ketij projekti ata na ftuan per nje bashkebisedim duke na zgjedhur pikerisht per te demonstruar ate qe ne bejme prej shume vitesh ne qendren tone, ku megjithese me besime te ndryshme fetare, ne kemi gjetur rruget dhe menyrat e bashkepunimit me njeri-tjetrin duke pranuar vlerat e ndersjellta e rrjedhimisht duke deshmuar se gjithmone mund te gjenden ura bashkimi pavaresisht shumellojshmerise dhe ndryshueshmerive tona ne besime apo bindje politike, aq me teper edhe perkatesive gjinore apo racore.

Fillimisht kryetari i QBNF dr. Arben Ramkaj beri nje pasqyre te shkurter te veprimtarise sone, me se 10-vjecare, ndersa zv/kryetari Don Emilio Valente mbajti kumtesen “Dialogu – çelsi i suksesit ne marrdheniet njerezore”.

Me tej At Gjergji dhe Dervish Arditi paraqiten konceptet qe na nxisin ne bashkepunimin tone.

Me tej liderat fetare iu pergjigjen pyetjeve te ndryshme te studenteve dhe pedagove te pranishem mbi elemente e shfaqe apo sjellje te besimtareve dhe perqasjeve me shoqerine laike.

15203182_10211000936169835_7416094785486853617_n 15109408_10211000938209886_7849904682174373274_n 15170822_10211000934969805_418226680248857518_n 15171050_10211000931689723_4772581795922921756_n 15178314_10211000938609896_6951991370006168248_n 15181563_10211000937209861_2654145410080981910_n 15202584_10211000930409691_5343561254110781085_n