Mbledhja e Kryesise se QBNF
12 Tetor, 2021
QBNF dënon mizorinë më të fundit të grupeve terroriste
15 Tetor, 2021
Në 12 Shtator 2021 disa anetare te kryesise se QBNFE paten nderin te presin dhe bisedojne me Kryetaren e Autoritetit per Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit te Shtetit dhe disa specialisteve te ketij institucioni te rendesishem me te cilin ne kemi nenshkruar edhe marrveshje bashkepunimi per te kontribuar ne lidhje me fushen e veprimtarise sone nderfetare.
Me kete rast drejtori ekzekutiv i QBNF z. Sokol Lulgjuraj beri nje prezantim te shkurter te aktiviteteve te fundit si edhe propozoi disa ide per te konkretizuar bashkepunimin me aktivitete te perbashketa.
Edhe zonja Gentiana Sula prezantoi disa nga nismat dhe aktivitetet e tyre, si edhe paraqiti disa opsione per te organizuar se bashku disa veprimtari.
Ne diskutimin mes te pranishmeve moren fjalen dhe paraqiten propzime konkrete edhe kleriket e pranishem; Don Giuseppe Testa- zv/kryetar dhe AT Satvri Çipi – sekretar te Komitetit tone NderFetar.
Gjithashtu ne takim na nderoi me pranine e tij edhe zv/kryetari i Bashkise Elbasan, z. Ervin Muço i cili mori fjalen dhe shprehu gatishmerine per bashkepunim ne aktivitetet tona.
Me fund u vendos te organizojme se bashku ne 5 Nentor nje Simposium Perkujtimor per figuren e ndritur te qytetit tone, Peshkopin Martir Josif Papamihali, me rastin e 5 Vjetorit të Shpalljes së 38-të Martirëve të Lum të Kishës Katolike të Shqipërisë duke i kerkuar njekohesisht edhe Kryetarit te Bashkise te na mbeshtese ne kete Kremtim Solemn edhe duke i dhene vendin e duhur ne Altarin e Krenarise se Qytetit tone ketij kleriku patriot.