“Roli i Grave Paqendërtuese në Zbatimin e Rezolutës 1325”
5 Mars, 2020
Western Ballcan Conference
11 Korrik, 2020

Sot, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar i dhuroi Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan pajisje personale për mbrojtjen ndaj Koronavirusit Covid-19 (1000 maska, 1000 doreza dhe 500 dezinfektantë).
Në fjalën e tij Myftiu i Elbasanit H. Agim Duka falenderoi Policinë e Elbasanit për punën e palodhur që po bën në këto ditë të vështira Pandemie. Kjo është një dhuratë simbolike – tha Myftiu – e cila nuk mund të vlerësojë aq sa duhet punën e efektivëve të policisë, të cilët, ashtu si edhe bluzat e bardha, janë në vijën e parë të frontit. Gjithashtu – tha Myftiu Agim Duka – dua të falenderoj edhe Ministrin Lleshaj për organizimin që i ka bërë Policisë së Shtetit në këto ditë aspak të zakonta.
Ndërsa kordinatori i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar z. Sokol Lulugjuraj në fjalën e tij theksoi se “QBNF vendosi te ndihmojë policine pikerisht per faktin se jane cdo dite me te ekzpozuarit dhe me me shume kontakte ne komunitet dhe te kudondodhur”. Ai përveç falenderimeve për policinë e Qarkut Elbasan, shprehu mirënjohje edhe për ICC, e cila çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmojë dhe bashkpunoje me Qendrën tonë ne dobi te komuniteteve.
Mbështetës i kësaj nisme të QBNF ishte edhe Deputeti i Parlamentit Shqiptar z. Florenc Spaho, i cili falenderoi efektivët e policisë për punën e tyre fisnike dhe të shenjtë për sigurinë e qytetarëve ashtu edhe QBNF-n e cila gjithmonë punon që çdo individ të jetojë i lirë dhe i sigurtë në këtë shoqëri.
Ndersa Nendrejtori i Policisë Elbasan z. Albert Nushi në fjalën e tij falenderoi Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar e cila vlereson ata që janë gjithmonë në shërbim të komunitetit, i shërbejnë dhe garantojnë sigurinë e tyre. – Mbeshtetja juaj eshte frymezuese per ne – theksoi kryekomisar Nushi – pasi nuk ka rendesi sasia e materialeve por solidariteti dhe mbeshtetja qe ju afroni eshte teper e madhe.