SOLIDARITET ME PASTORIN AKIL PANO

Pritje e DELEGACIONIT nga Emiratet e Bashkuara Arabe
27 Korrik, 2021
AKTIVITETET E QBNF PUBLIKOHEN NE REVISTEN ORIONINE
12 Shtator, 2021
Kryesia e QBNF sot priti në Elbasan pastorin e njohur Dr. Akil Pano. Në këtë takim u diskutua për konceptet fetare rreth familjes dhe kryesisht martesës dhe prindërimit sipas perceptimit të librave të shenjtë por dhe traditës shekullore shqiptare për familjen.
Ndër të tjera u diskutua edhe rreth konceptit të lirisë së besimit dhe lirisë së shprehjes së teksteve të shenjta fetare pa asnjë hezitim si e drejtë kushtetuese e padiskutueshme për shoqëritë e lira e demokratike.
U diskutua gjithashtu për rolin dhe rëndësinë që kanë klerikët për të trajtuar tema me interes shoqeror, siç janë distancimi nga gjuha e urrejtjes apo diskriminimi për grupet shoqërore në minorancë me mazhorancën e shoqërisë.
Takimi ishte miqësor, i larmishëm dhe me shumë “nerv” shpirtëror. Gjatë diskutimit klerikët e Elbasanit u prezantuan edhe me projektin kombëtar të lançuar nga Pastor Pano mbi familjen. Projekt ky i quajtur “Koalicioni Shqiptar për mbrojtjen e familjes”.