Konferencë Përmbyllëse Projekti për Integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor

Asamblesa I e Përgjithshme e Këshillit Global për Tolerancën dhe Paqen (GCTP)
18 Janar, 2020
TAKIM me NUNCIN APOSTOLIK
27 Janar, 2020

Konferencë Përmbyllëse Projekti për Integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor

Kordiantori i QBNF mori pjesë në Konferencën Përmbyllëse të projektit të përbashkët për Integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor të mundësuar nëpërmjet organizatave; Fondi i Ballkanit Perëndimor(WBF), Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), Lëvizja Evropiane në Serbi (EMinS) (Evropski pokret u Srbiji) dhe Instituti i Politikave Evropiane Shkup (EPI) (Институт за европска политика (ЕПИ) / Instituti i Politikave Evropiane – EPI)

Në këtë Konferencë ishin të pranishëm disa nga ambasodorët e vendeve të mëdha Europiane por edhe nga Azia. Vlen të theksohet analiza e sakte dhe kurajo qytetare e referuesve te NGO organizuese në paraqitjen e gjetjeve dhe opinioneve të tyre duke nxitur debat me ambasadoren franceze e cila nuk u ndje mire që folësit e thanë troç që Franca duhet të pranonte hapjen e negociatave për Shqipërinë pasi shtyrja i vjen për shtat vetëm politikanëve që kan interesa zgjedhore dhe jo popullit pasi arsyet për të cilat u pëngua ky proces nuk sjellin progres por të kundërtën.

Ata gjithashtu me guxim i kerkuan ambasadores të shihnin me përgjegjësi qëndrimin kontradiktor midis Komisionit Europian që ishte pro hapjes dhe Këshillit Europian që bëri të kundërtën. Aty u thanë plot argumenta ku më e ashpra ishe përfaqësuesja nga Shkupi.

Në vlerësimin tonë kjo Konferencë ishte  shumë cilësore dhe shpresojmë të këtë sado pak ndikim, pasi të gjithë ambasadorët e pranishëm morën me shumë kujdes shënimet përkatëse gjatë 2 orëve.