Konference e Qyteteve te Forta
24 Mars, 2021
TELEVIZIONI PROMOVON SESIONET
30 Mars, 2021
Ne kuader te projektit
RRISIM QENDRUESHMERINE NDAJ EKSTREMIZMIT PER NJE TE ARDHME ME TE SIGURTE me qellim ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet aktivizimit të të rinjve në parandalimin dhe luftën ndaj tij u mbajt sot sesioni i 3 i diskutimit dhe informimit me gazetaret e Elbasanit . Kryesuar nga drejtuesi i projektit Sokol Lulgjuraj dhe me asistimin e kryetarit te UGSH Aleksandër Çipa dhe pedagogun e UE Aleksander Xhuvani, prof.Xhevdet Zekaj u diskutua për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Qarkun e Elbasanit . Ndërkohë për të krijuar nje mjedis sa më funksional dhe të sigurtë nevojitet nxitja e një fryme të re paqësore dhe bashkëpunimi jo vetëm në rrafshin fetar por edhe atë social e politik pasi studimet e fundit të disa organizatave joqeveritare tregojnë se gjuha e urrejtjes me qasje politike e partiake ka tejkaluar të gjithë llojet e ekstremizmave sidomos në këtë prag zgjedhjesh parlamentare në Shqipëri.
Ky Sesion perfundoi me miratimin e nje rezolute per te cilen do te angazhohen per zbatim unioni i gazetareve.
Kjo rezolute do te pasohet nga një mareveshje per te pranuar permiresimin e kodit te etikës dhe gjuhes se komunikinit
Nje rol te rendesishem luan edhe edukimi i cili duhet te jete ne kurikulat shkollore si nje burim per brezin e ri qe te mos zhvendosen ne ekstremizem te dhunshem nga keqinformimi dhe keqedukimi.
Për këtë qasje kontribojnë shumë aktore e organizma por duke parë forcën dhe mundësinë që ka media për të ndikuar pozitivisht në këtë drejtim e u pa e udhës dalja me këtë Rezolutë.