Kush është Qendra Ndërfetare Elbasan?


Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE) është Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF) e themeluar nga udhëheqësit shpirtërorë të katër komuniteteve fetare tradicionale të Qarkut të Elbasanit, përkatësisht nga Komunitetet; Mysliman, Ortodoks, Bektashi dhe Katolik.

QBNFE është legjitimuar juridikisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Republikën e Shqipërisë me Vendimin Nr. 347 në datë 22 Dhjetor 2004 duke u regjistruar si Person Juridik, me NUIS L62906331D, që ka si objekt të veprimtarisë “krijimin e mundësive reale për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve të tyre për të rritur dhe forcuar gjithnjë e më tej mirëkuptimin dhe bashkëjetesën fetare në vend e më gjërë, si edhe për të penguar individë e grupime të ndryshme që keqpërdorin fenë në dëm të shoqërisë dhe njerëzimit”. Në vitin 2018 QBNFE-së iu bashkua edhe komuniteti i pestë fetar, Vëllazëria Ungjillore.


Komiteti Ndërfetar aktual

“Besimi ndihmon atë që e mbart këtë virtyt duke e bërë të dobishëm
për veten dhe të tjerët”.

sokol lulgjuraj

Që në hapat e para të krijimit QBNFE ka kryer dhe vazhdon të kryejë një sërë aktivitetesh në dobi të bashkësive tona nën frymën e njohjes dhe dialogut të ndërsjelltë në respekt të vlerave individuale dhe kolektive të gjithsecilit.


Forcimi i marredhënieve

Përforcimin e marrdhënieve tona në dobi të shoqërisë së Qarkut tonë e më gjërë.

Dialog dhe bashkëpunim

Vlerat e dialogut dhe bashkëpunimit tonë ndërfetar ne i kemi promovuar edhe jashtë Shqipërisë

Marshimi i paqes

Një nga veprimtaritë më të rëndësishme e tepër të dukshme të bashkëpunimit tonë është edhe “Marshimi i Paqes”

Harmoni fetare

Simpozium i rëndësishëm mbi harmoninë fetare në katedrën e histori-filologjisë

Parandalimi i ekstremizmit

Fushata sensibilizuese dhe takime mbi parandalimin e ekstremizmit.