Qendra ndërfetare në Elbasan: Gati për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve

Qendra ndërfetare elbasan organizon aktivitet për 10 vjetorin e krijimit të saj
13 Maj, 2014
QBNFE ka organizuar sot një marshim në nder të viktimave të sulmit terrorist
23 Qershor, 2016

Qendra ndërfetare në Elbasan: Gati për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve

Qendra Ndërfetare në Elbasan shpreh gatishmërinë për të ndihmuar refugjatët sirianë të cilët ndodhen në kufi me Shqipërinë. E para që ka shprehur solidaritet për refugjatët është Qendra Ndërfetare në Elbasan. Pas leximit të deklaratës drejtuar autoriteteve më të larta të vendit për çështjen e kthimit të pronave, anëtarët e kësaj qendre u shprehën unanimisht për të ndihmuar refugjatët. At Stavri Çipi i kishës Ortodokse deklaroi se “sigurisht që ai i bashkohet kësaj nisme”.

Kryetari i Qendrës Ndërfetare Arben Ramkaj pohoi se” të gjitha institucionet,shoqëria civile gjithë qytetarët duhet të angazhohen në kontribute pasi kështu tregojmë vlerat si shqiptarë”. Ai nënvizoi se “kush ndihmon një njeri ndihmon njerëzimin”, thonë Librat e Shenjtë At Emilio i kishës “Shën Piu X” në Elbasan u shpreh se “të gjithë kemi qenë shtegtarë në këtë botë”.

Ndaj i ka bërë ftesë shtetit dhe ka shprehur gatishmërinë si anëtar i qendrës ndërfetare për të ndihmuar ata që ai i konsideroi si vëllezër. Kryetari i këshillit të kishës Shën piu X Sokol Lulgjuraj deklaroi se “vendosëm me një qëndrim unanim dhe komunitet fetare janë të gatshëm që të japin kontributin për sistemimin e refugjatëve”. Kështu Qendra Ndërfetare në Elbasan spikat edhe njëherë vlerat e saj si institucion ku janë të mishëruara paqja dhe vëllazëria mes njerëzve të çdo feje dhe qytetërimi