QBNFE ka organizuar sot një marshim në nder të viktimave të sulmit terrorist

Qendra ndërfetare në Elbasan: Gati për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve
13 Maj, 2014
Veprimtari e pergjithshme
26 Qershor, 2016

QBNFE ka organizuar sot një marshim në nder të viktimave të sulmit terrorist

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, pjesë e së cilës janë të gjithë komunitetet fetarë në këtë qytet, ka organizuar sot një marshim në nder të viktimave të sulmit terrorist në Stamboll. Në marshimin e organizuar nën moton “jo diskriminimit, po vllazërimit” merrnin pjesë klerikë fetarë të qytetit të Elbasanit, përfaqësues të prefekturës së Elbasanit, bashkisë së këtij qyteti si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në këtë qytet.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan organizon çdo vit këtë marshim të paqes, ndërkohë këtë vit kjo organizatë këtë marshim i’a ka dedikuar solidarizimit me viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist të ndodhur në “Sulltanahmet” të Stambollit.

Në marshim krahas mesazheve solidarizuese ndaj familjeve të personave që humbën jetën në këto sulme janë shprehur edhe mesazhe të tjera solidarizuese kundër diskriminimt njerëzorë si dhe është bërë thirrje për vëllazëri ndërnjerëzore.