QBNFE bashkpunon ngushte me Woman Center for D&C-Alb

QBNFE takim pune me kreun e CVE ne Shqiperi
4 Nëntor, 2022
QBNF MBESHTET ME EKSPERTIZE NE ORGANIZATA TE TJERA
9 Nëntor, 2022

QBNFE bashkpunon ngushte me Woman Center for D&C-Alb

Kenaqesi per bashkpunimin dhe kontributin tone si QBNFE duke falenderuar organizaten Woman Center for D&C-Alb per besimin ne pervojen dhe perftimin tone ne kete drejtim.
Mund të jetë një imazh i 27 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë
WCDCA e mbylli muajit Tetor me organizimin e takimit komunitarë ne Librazhd, ku si temë kryesore ishte “Siguria në komunitet. Roli i komuniteteve fetare dhe ndërveprimi me to”.
Diskutimi u udhëhoq nga Z. Sokol Lulgjuraj – Koordinator i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar dhe Perfaqesues i Kishes Katolike Shën Piu X Elbasan, Myftiu i Librazhdit Z. Ardit Hoxhllaku dhe Znj. Zela Koka-Kryetare e Këshillit të grave Librazhd.
Pjesë e takimit ishin përfaqësues nga besimi mysliman dhe protestant, përfaqësues nga instutucionet e arsimit dhe shoqerise civile.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth sigurisë në komunitet dhe rolin e bashkësive fetare.
Diskutimi u fokusua mbi mënyrat dhe prespektivat e ndërveprimit mes komuniteteve fetare dhe anëtarët e tjerë të komunitetit për të identifikuar ceshtjet problematike të cilat cënojnë sigurinë e individit dhe të komunitet.
Gjate takimit u diskutua rreth veshtiresite qe mund te hasen dhe forcimin e seciles prej strukturave bashkepunuese brenda llojit si: Bashkepunimin e komuniteteve fetare mes tyre ,
rritjen e kapaciteteve te organizatave te shoqerise civile per ofrimin e sherbimeve me cilesore ne komunitet, permiresimin dhe forcimin e mekanizmave bashkepunues mes te gjitha paleve prezente dhe percjelljen e zerit te tyre tek shumica e paleve qe perfaqesojne.
Programi “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria” po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim @idm.albania koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, @womancenter.al dhe @observatorialbania me mbështetjen financiare të Global Community Engagement and Resilience Fund – GCERF.
#BashkiaLibrazhd #Ekstremizmi #komunitetiqëndrueshëm #riintegrim #kohezionsocial