QBNF e pergjegjshme dhe aktive ne forumet ne dobi te komunitetit.

International Panel of Parliamentarians for Freedom of Religion
26 Korrik, 2018
Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP)
26 Korrik, 2018

QBNF e pergjegjshme dhe aktive ne forumet ne dobi te komunitetit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA ELBASAN

Datë 20/06/2018

PROÇESVERBALI

Proçesverbali i mbajtur në datën 20/06/2018 ora 11:00 për mbledhjen e Këshillit Vendor për Siguri Publike si më poshtë:

Kryetari i Bashkisë, z. Qazim Sejdini falenderoi per pjesemarrjen e anetareve te Keshillit ne kete mbledhje dhe duke hyre ne teme parashtroi tematikat te cilat ishin parashikuar ne axhenden e shperndare me pare e mës pas u dha fjalën personat te cilet do te referonin.

Fjalen e mori znj. Diana Kasa, Në një bashkëpunim të përhershëm që kemi pasur me bashkinë Elbasan dhe me Drejtorine Vendore të Policisë së Elbasanit në vazhdim të inciativave që kemi pasur edhe në vitet e shkuara përsa I përket projektit të “Policimit në komunitet”, kjo është iniciativa e katërt në fakt që kemi propozuar dhe këtë herë në vazhdën e lancimit të thirrjes ne Ju bashkuam për të paraqitur një concept-ide përsa I përket hartimit t ëplanit të veprimit për këshillin e sigurise të bashkisë Elbasan, por në të njëjtën kohë këtë eksperiencë positive ta replikonim edhe në bashkitë përkatëse ku nuk është aplikuar ngritja e këtyre Këshillave sikurse është ajo e bashkisë së Gramshit dhe ajo e bashkisë së Prrenjasit. Me këtë gjë ne kompletojmë të gjithë iniciativat e ngritjes së këshillave të sigurisë në të gjithë qarkun e Elbasanit, pasi kemi një në Cerrik, një në Elbasan dhe një në Librazhd. Sigurisht që kjo iniciativë nuk erdhi si pasojë e dëshirës së organizatës “Tjetër Vizion” që ne të hartonim planin e veprimit dhe të fillonim ndërgjegjësimin e qytetarëve për çështjet e sigurisë në komunitet duke u fokusuar tek të rinjtë, por erdhi si rrjedhojë e një propozimi bashkëpunimi të dyanshëm midis përfaqësuesve të bashkisë dhe ne, por ndërkohë edhe të kryetarëve përkatës të bashkive të tjera të qarkut. Duke qenë se kemi pasur edhe mbështetjen e Dr. së Policisë, dua ta falenderoj për mbështetjen në këtë iniciativë.

Shkurtimisht dua tJu shpjegoj shtyllat e këtij projekti, I cili është një project afatshkurtër 6-mujor, por me synimin për ta replikuar edhe në 6 muajt e ardhshëm për të parë edhe gjetjet apo pikat të cilat do të prezantohen në këtë këshill. Ne kemi synuar për të zhvilluar një bashkëpunim midis policisë, inst. vendore dhe komunitetit nëpërmjet ngritjes së Këshillave për bashkitë që nuk e kanë këtë organ.

Fokusi Tematik është  Rritja e qëndrueshmërisë dhe performancës së KVS të bashkisë Elbasan dhe replikimi i eksperiencës pozitive të kesaj bashkie në bashkitë Gramsh dhe Prrenjas. Perfituesit do të jenë Këshillat vendore të Sigurise Publike Elbasan; Gramsh ; Prrenjas; komunitetet e këtyre bashkive; te rinjte e shkollave te mesme duke bashkëpunuar me Dr. Arsimore të këtyre bashkive në mënyrë që të shkojmë aty ku identifikohet problemi dhe ku është nevoja.

Hartimi I planit të veprimit për bashkinë e Elbasanit do të kryhet nga një ekspert, I cili do të dalë me një draft të planit të veprimit që do të diskutohet në këtë këshill. Do ta diskutojmë hap pas hapi dokumentin si dhe rezultatet që do të dalin nga ai. Aktivitetet që do të ndërmerren janë krijimi i një grupi i cili do të shërbejë për monitorimin dhe raportimin në Këshill të punës së bërë si edhe trajnimi i anëtarëve të KVSP Elbasan mbi përgjegjesitë që ai ka si dhe rolin e format e komunikimit dhe referimit te rasteve.

Kryetari: Ky ishte një prezantim dinjitoz dhe një përpjekje e mirë për komunitetin dhe kështu bashkitë e qarkut Elbasan janë në unison me njëra tjetrën. Tani të dëgjojmë drejtorin e Policisë, i cili do të na prezantojë si është strukturuar Drejtoria e Policisë për ti shërbyer sa më mirë qytetit dhe qytetarëve.

Dr. i Policisë Z. Altin Qato: Qëllimi i strukturimit të Policisë Elbasan ka qenë ofrimi i më tepër siguri për qytetin e Elbasanit, prandaj për këtë arsye u bë fillimisht një vlerësim i sigurisë publike në Elbasan. U identifikuan problematikat dhe nevoja për bashkëpunim me të gjithë aktorët përfshirë komunitetin, bashkinë, zjarrëfiksen, shëndetin publik, shkollat, biznesin në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë.

Siguria në qarkun Elbasan më konkretisht në bashkinë Elbasan paraqitet në nivele mëse normale, madje një studim i fundit që është bërë në lagjet e qytetit ka nxjerrë që 52 % të banorëve mendojnë se ka nivel të ulët kriminaliteti dhe vetëm 7 % mendojnë që ka nivel të lartë. Në mbështetje të analizës së bërë nga ana jonë, u konstatua një nivel jo i mirë i efikasitetit të strukturës, kishimnjë mbulim jo të plotë të territorit si edhe cedonim në drejtim të parandalimit pasi qëllimi primar është të parandalojmë. Për këto arsye pamë mundësinë e krijimit të një modeli të ri të policimit, forcimin e kapaciteteve policore, ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarin si dhe mbulimin e territorit me kapacitete policore. Për këtë u morën disa masa siç është forcimi i patrullës së përgjithshme policore, krijimi i një zone policore jashtë zonës së zakonshme policore, vendosja e një oficeri policie në komunitet i cili është i specializuar për të punuar me të rinjtë dhe edukimin në shkolla. 1 masë tjetër është rritja e kontrollit të zonave rurale dhe urbane nëpërmjet patrullës së përgjithshme. Forcimi i “Policimit në komunitet” është një filozofi e cila duhet të zhvillohet edhe në praktikë, jo vetëm në teori. E për këtë duhen shtuar kontaktet me qytetarët, të shtojmë ura komunikimi ndërmjet të gjithë aktorëve dhe policisë, me njësitë administrative të bashkisë dhe për këtë kanë shërbyer edhe vendosja e punonjësve të policisë në zyrat e Nj.A. Për të bërë të mundur këtë gjë kanë shërbyer më së miri edhe zyrat e One Stop Shop që qëndrojnë nga ora 08.00-20.00. Kështu punonjësi i policisë mer njoftim jo vetëm nga numrat e tel. apo salla operative, por edhe nga këto zyra të bashkisë. Kështu shumë problematika që kanë të bëjnë me sigurinë mund të zgjidhen më mirë dhe më shpejt nga këto zona policore, sesa në Komisariatin e Policisë. Pa bashkëpunimin e administratorëve apo pushtetit vendor e kemi të pamundur të zgjidhim problematika të ndryshme. Komisariati është ndarë në 8 zona policore (6 zona urbane dhe 2 zona rurale). Në zonat urbane kemi patrullë të përgjithshme, oficer të policimit në komunitet dhe inspektor hetimi, ndërsa në zonat rurale kemi oficer hetimi dhe oficer të policimit në komunitet. Pra, në një zonë kemi 15 punonjës policie të cilët janë në shërbim të komunitetit. Duke u bazuar në këto që u thanë më lart ne mendojmë dhe kemi pritshmëri shumë të lartë për rritjen e parametrave të sigurisë në Elbasan.

Fenomene shqetësuese janë edhe Vjedhjet dhe Dhuna në familje. Sipas studimit kemi një rritje të lehtë të vjedhjeve në banesa, por kemi edhe rritje të zbulueshmërisë së tyre. Disa lagje të qytetit janë problematike si “Shënkoll”, “5 maj”, “Clirimi”, “Bradashesh”.

Problematikë është edhe dhuna në familje. Gjatë vitit 2018 janë evidentuar 51 vepra penale. Ka një trend rritjeje, por kjo vjen si rezultat i rritjes së besimit të komunitetit tek policia.

Përsa i përket drograve, bashkia Elbasan është një bashki me rrisk të ulët të kultivimit të drograve, por ka një risk në përdorimin e tyre. Për këtë arsye po punojmë shumë me të rinjtë, duke vënë edhe një punonjës policie për të punuar me të rinjtë në shkolla

Siguria rrugore në Elbasan paraqitet e mirë në krahasim me komisariate të tjera policie, megjithatë ka akse që janë problematike, por me kohën ne do të mund të ndërgjegjësojmë individët sigurisht duke bashkëpunuar me aktorët lokalë.

Kryetari: Ishte një prezantim i strukturimit të DVP Elbasan i cili është aplikuar për herë të parë në Elbasan. Bashkia ka një bashkëpunim shumë të mirë me policinë dhe jo një bashkëpunim vetëm në letër, një bashkëpunim real e konkret me të gjithë njësitë administrative të bashkisë.

Një problem shumë i madh është edhe ai i drograve në shkollat e jo më vetëm në shkollat e mesme, por edhe ato 9-vjeçare. Ne si bashki këtë vit përfundojmë edhe tenderimin, në përgjigje të vendimit të KM, për vendosjen e kamerave të sigurisë, jo vetëm në territorin e jashtëm por edhe në koridoret e brendshme të tyre. Janë rreth 500 kamera që do vendosen jo vetëm në shkolla por edhe në njësi administrative dhe ambjente të tjera publike. E dyta, kemi pak informacion mbi përdorimin e drograve në shkolla. Nuk e dimë nëse është frika, edukata apo është dicka tjetër. Këtë problem e nxjerrim nga  mësuesit që e njohin shumë mirë situatën e nxënësve. Ky është një problem jo vetëm i mësuesve, por i  të gjithë shoqërisë. Prandaj unë mendoj se duhet të bëjmë një takim të veçantë, jo vetëm për të pasur shifra e tregues për përdorimin e drograve, por edhe për të bashkëpunuuar për të rregulluar këtë situatë.

Duke falenderuar drejtorin e policisë Elbasan për paraqitjen, dëgjojmë Z. Shundi me prezantimin e rezultateve të studimit mbi sigurinë në Qarkun Elbasan në kuadër të Programit Suedez SCPA.

  1. Ansi Shundi: Ju informoj me dy fjalë se për cfarë bëhet fjalë. Kjo është faza e dytë e këtij programi që financohet nga qeveria suedeze, e cila ka në fokus sigurinë publike nëpërmjet implementimit të filozofisë “Policimi në komunitet ”. Ky program ka në formën e pilotimit dy qarqe të Elbasanit dhe të Kukësit. Kemi shumë aktivitete me policinë e Elbasanit dhe me aktorë të tjerë. Përveç këtij programi që e prezantoi znj. Kasa, kemi edhe 2 programe të tjera që ka në fokus dhunën në familje dhe luftimin e bullizmit në shkolla. Deri në fund të këtij projekti kemi në plan të financojmë edhe 6 programe të tjera. Jemi përpjekur që në filozofinë e menaxhimit të policisë të masim edhe opinionin e publikut për çeshtjet e sigurisë apo elemente të ndryshme të jetës së komunitetit. Ky rezultat i shërben qëllimit të matjes së kënaqësisë së komunitetit për punën e policisë, jo vetëm qerqet me njëra-tjetrën, por edhe Shqipërine me rreth 26 vende të BE që përdorin këtë pyetësor.

Bashkëngjitur këtij proçesverbali ndodhet prezantimi i Z. Shundi.

Kryetari: Duke dëgjuar prezantimin e bërë nga z. Shundi, mar shkas të pranoj që më vjen mirë që nga ky raport i rezultatet kanë dalë më mire se mesatarja e Shqipërisë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një qytet dhe qytetar të edukuar që e duan rendin dhe qetësinë. Besoj që me diskutimet tuaja ne do të nxjerrim në pah jo vetëm probleme të kuriozitetit, por me atë që mund të bëjmë ne me ato që na shqetësojnë. Bashkia dhe pushteti vendor ka rol kyç, ne jemi në marrëdhënie shumë të mira me institucione të tjera, por e mira nuk ka fund dhe bashkëpunimi duhet të jetë akoma më i mirë, që rezultatet të jenë më të mira në drejtim të rendit dhe sigurisë publike.

Pyetje dhe sugjerime:

Znj. Dhoksa Gjoka

  1. Altin Idrizi: Qyteti i Elbasanit është një qytet i qetë dhe i prirur më tepër drejt argëtimit sesa dhunës, megjithatë indiferenca e qytetarëve të Elbasanit ishte ajo që ra më tepër në sy në rezultatet e nxjerra nga pyetësori dhe ne duhet të fokusohemi më tepër këtu.
  • Ajo që duhet bërë është orientimi i fluksit të këmbësorëve të ecin në vijat e bardha të rrugës dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet vendosjes së hekurave në trotuare.
  • Të zhvillohen më shpesh këto mbledhje për të shkëmbyer informacione që lidhen me çeshtje të sigurisë ndërmjet institucioneve vendore.
  1. Besim Dybeli:
  • Duhen hequr të gjitha adresat e tepërta të shpërndarjes së komunikatave nga ana e Drejtorisë së Policisë Elbasan.
  • Mund të angazhojmë nxënësit për të orientuar individët për të kaluar tek vijat e bardha.
  1. Shundi: Nëse ju merrni një iniciativë të tillë, ne mund t’ju mbështesim nga ana logjistike me fletëpalosja apo broshura që mund të shpërndahen.
  2. Sokol Lulgjuraj: Edhe ne si komunitet fetar angazhohemi për të dhënë ndihmën tonë me aq sa mund t’ju nevojitet.
  3. Arben Ramkaj: 1 sygjerim, të shpërndahen materialet e dhëna në këtë takim
  4. Andon Merdani: Problematikë është “Kryqëzimi i Cerrikut” që jo gjithmonë ka oficerë policie, por edhe kur ka qarkullimi është mjaft i vështirë, i cilli duhet zgjidhur.

Kryetari: Shumë shpejt do të vendosen edhe pengesat metalike të përmendura nga Ju. Janë në proçes tenderimi. Përsa i përket mënyrës së rregullimit të trafikut dhe projekteve janë dy.