QBNF bisedon me ambasadorin Vincenzo Del Monaco,

Bashkendarje IFTARI 2021
4 Maj, 2021
TV Skampa mbi takimin e Ambasadorit me QBNF
14 Maj, 2021

QBNF bisedon me ambasadorin Vincenzo Del Monaco,

Kryesia e QBNF, se bashku me pergjegjesit e departamenteve prane saj, sot pati nderin te presë dhe bisedojnë per mese nje ore me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Vincenzo Del Monaco, i cili qe ne fillim shprehu kenaqesi te madhe per pritjen e rezervuar nga kleriket dhe drejtuesit me te larte fetare ne Elbasan dhe deshiren per te bashkendare mendime se si mund te bashkepunohet mes nesh.
Nderkohë Kryetari i Komitetit Ndefetar dr. Arben Ramkaj i uroi mirseardhjen Ambasadorit i cili, pasi u njoh me te pranishmit dhe funksionin e tyre nepermjet prezantimit vetjak te gjithsecilit, theksoi dhe vleresoi ne fjalen tij, si shume te frytshme dhe domosdoshem kontributin e klerikeve tane si ne komunitet e tyre ashtu edhe ne Keshillin Vendor te Sigurise Publike, ku ata jane te pranishem me opinionet dhe keshillat e tyre.
Me pas drejtori i QBNF Z. Sokol Lulgjuraj beri nje paqyre te shkurter te historikut dhe veprimtarise se QBNF, duke ia lene vendin me tej diskutimeve mbi sfidat dhe bashkepunimin per nje te ardhme me te mire per te gjithe, ku theksi u vu te puna me te rinjte per te arritur sa me shpejt nivelet e duhura edukuese te integrimit europian.
Ne fund u shkembyen dhuratat e ndersjellta dhe falenderimet me urimin per t’u ritakuar se shpejti per te çuar me tej punet e nisura.