FUNDAK – FORUMI Nj.A Zavalinë – Nr. 5 ELBASAN

FUNDAK – FORUMI Nj.A Gjinar – Nr. 4 ELBASAN
16 Shtator, 2018
FUNDAK – FORUMI 6 Nj.A SHALES – Nr 1 CERRIK
27 Shtator, 2018

FUNDAK – FORUMI Nj.A Zavalinë – Nr. 5 ELBASAN

Më 14 Shtator 18 kryem me sukses #Forumin Nr 5 në Nj. A. ZAVALINE në vazhdën e Projektit “Fetaret Ushrojn e Nxisin Demokraci Aktive Komunitare” #FUNDAK financuar nga #Levizalbania, të cilët i falenderojmë.

Falë famullitarit të Kishës Ortodokse të Zavalinës, At Sotir Toçi, i cili lehtësoi dhe moderoi këtë forum, ku u mundësua pjesmarrja e banoreve nga te gjithë fshatrat.

Edhe ketu prania e grave dhe të rinjve ishte e kënaqshme ashtu si aktivizimi dhe diskutimi, prej nga u evidentuan nevojat me te ngutshme dhe me pas u rradhiten sipas rendesisë nëpërmjet aprovimit nga vetë të pranishmit.

Në mbyllje u propozuan duke marrë aprovimin e të pranishmëve në forum, 6 përfaqesuesit që do jenë ndjekësit e mëtejshëm gjatë projektit dhe zëri i tyre në vendoret 19 të procesit te paraqitjes pranë subjekteve zgjedhore.

Edhe ketu u perfshi një zonjë dhe u aprovua nga te pranishmit si përfaqesuese e bashkësise.
#QBNF #interreligious for #peace & #CVE

Perfaqesues 

  • Fatmir Skenderi – Zavaline
  • Kostandin Bica – Selte
  • Stavri Bezhani – Nezhan            
  • Genti Kushta – Jeronisht
  • Valentina Sinani – Zavaline
  • Selim Hazma – Kamican      

falenderojmë shoferin Nos Qosja që na çoi e na ktheu shnosh e mirë në atë rrugë tepër të keqe 32 km vajtje ardhje Gjinar – Zavalin e kthim i bëmë me shpejtësi 10 km/orë