MESAZH NGUSHËLLIMI dhe SOLIDARITETI me EGJIPTIN

MARTIRËT E BESIMEVE – DËSHMI ATDHEDASHURIE
27 Nëntor, 2016
BASHKEBISEDIM me STUDENTET
14 Dhjetor, 2016

MESAZH NGUSHËLLIMI dhe SOLIDARITETI me EGJIPTIN

  Elbasan 12/ 12/ 2016

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

 Drejtuar Ambasadorit të Egjiptit në Shqipëri

I nderuar Shkëlqesi, Ambasadori Ahmed Hassan Abdellah

Me hidhërim të thellë, Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, mësoi për aktin e rëndë terrorist në Katedralen Katolike të Komunitetit Kopt ku humbën jetën dhjetra besimtarë të pafajshëm.

Ky akt na mbush me dhimbje të madhe për viktimat e pafajshme nga ky sulm terrorist dhe na shqetëson së tepërmi për epideminë armiqësore që po përhapet nga keqpërdorues të fesë për të mbushur paplotësinë e tyre në jetë..

 Ne Ju shprehim solidaritetin tonë dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte makabre vrastare.

Ne besojmë fort mirë se Dashuria e Zotit do të bëjë që zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes njerezore të triumfojë mbi klithmën e terrorit, krimit dhe mllefit njerëzor, ndaj, të gjithë së bashku, të mos reshtim për të zhdukur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.

Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli Egjiptian dhe veçanërisht Komuniteti Kopt, së bashku më gjithë njerëzimin, të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri këtë fatkeqsi shkaktuar nga vetë njeriu, me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell këtë vllavrasje.

Me hidhërim

Komiteti i QBNF ELBASAN

kryetari   Dr. Arben Ramkaj

Don Emilio Valente             n/kryetar     – Famullitar Kisha Katolike  Elbasan

Haxhi Agim Duka               anëtar         – Myftiu i Elbasanit

At Gjergji Trbicka               anëtar         – Kryeprift Kisha Ortodokse Elbasan

Baba Faik Selmani              anëtar         – Drejtues i Bashkësisë Bektashiane

At Stavri Çipi anëtar           anëtar          – Prift Kisha Ortodokse Elbasan

Dervish Ardit Muçodemi     anëtar     – Përfaqësures i Bashkësisë Bektashian

Sokol Lulgjuraj – kordinator / anëtar – Përfaqësures Kisha Katolike  Elbasan