MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI
24 Korrik, 2016
http://www.panorama.com.al/terrorizmi-eshte-kunder-qyteterimit-te-dashurise/
27 Korrik, 2016

Drejtuar Ambasadoit të Vatikanit në Shqipëri

I nderuar Shkëlqesi, Nunci Apostolik Ivan Ramiro Moliner.

Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me hidhërim të thellë mësoi për vrasjen në Francë të një prifti katolik prej disa personave të ç’ekulibruar dhe vandalë, duke e konsideruar këtë akt të rëndë terrorist që synon përshkallëzimin e kësaj epidemie gjakatare në dëm të qytetërimit duke radikalizuar padrejtësisht përkatësinë e besimit mysliman e duke krijuar një klimë gjithnjë e më të tensionuar në botë apo që nxit urrejtje ndërfetare.

Ne Ju shprehim solidaritetin tonë dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për këtë martir tuajin, duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte vrastare makabre.

Duke besuar me ndihmën e Zotit, që zëri i arsyes njerezore do të triumfojë mbi ofshamën e terrorit, krimit dhe mllefit, të gjithë së bashku le të mos reshtim për të çrrënjosur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.

Me lutjen që shpirti i këtij martiri të Kishës suaj të prehet në paqë, urojmë që mbarë Komuniteti Katolik, së bashku me tërë popujt në botë, të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri këto sfida, me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell këtë terrorizëm.

Zoti me ne!

Me hidhërim

Për QBNF ELBASAN

Arben Ramkaj                kryetari

Don Emilio Valente             n/kryetar     – Famullitar Kisha Katolike  Elbasan

Haxhi Agim Duka               anëtar         – Myftiu i Elbasanit

At Gjergji Trbicka               anëtar         – Kryeprift Kisha Ortodokse Elbasan

Baba Faik Selmani              anëtar         – Drejtues i Bashkësisë Bektashiane

At Stavri Çipi anëtar           anëtar                   – Prift Kisha Ortodokse Elbasan

Dervish Ardit Muçodemi     anëtar         – Përfaqësures i Bashkësisë Bektashiane

Sokol Lulgjuraj          – kordinator / anëtar      – Përfaqësures Kisha Katolike  Elbasan