URIMI te KISHA ORTODOKSE
16 Gusht, 2019
PROJEKTI IFATACH
17 Gusht, 2019

Ne 30 Prill 19 QBNF mbylli me sukses Projektin FUNDAK duke i hapur udhen Forumit Nderfetar Komunitar ne 3 Bashki. 
Ky Projekt zhvilloi 30 forume në të gjitha njësitë administrative të 3 Bashkive duke takuar mbi 3000 banorë.
Konkretisht 18 forume në Bashkinë Elbasan, 6 në Cerrik dhe 6 në Belsh, nga të cilat dolën përfaqësitë e zgjedhura 3-5 nga çdo forum të cilët morën pjesë në dy forume të përgjithshme për çdo bashki duke konkretizuar edhe organizimin që me propozimin e tyre e quajtën Forumi NdërFetar; FNF ELBASAN, FNF CERRIK dhe FNF BELSH
Në Forumin NdërFetar Elbasan, FNFE morën pjesë 78 të zgjedhur nga 18 forumet zonale.
Në Forumin NdërFetar CERRIK, FNFC morën pjesë 25 të zgjedhur nga 6 forumet zonale.
Në Forumin NdërFetar BELSH, FNFB morën pjesë 24 të zgjedhur nga 6 forumet zonale.
Të tre forumet zgjodhën një këshill drejtues prej 7 vetësh me Kryetar, zv/kryetar, sekretare dhe 4 anëtarë.
Të gjithë kërkuan që të gjehet mundësia për ta jetësuar juridikisht forumin dhe shtrirja e rrejetit në të njejtin format në gjithë qarkun Elbasan, pra në katër bashkitë e tjera si dhe të lobohet për ta shtrirë në 12 prefektuarat e Shqipërisë. Të tre forumet organizuan Marshimin e Përgjegjshmërisë duke sensibilizuar të gjithë qytetarët që ndodheshi në anë të rruges dhe lokalet përbri duke demonstruar me seriozitet qëllimin e Projektit.
Gjithashtu të gjithë aktivitetet i kemi publikuar në faqet tona në rrjetet sociale mediatike si të komuniteteve fetare ashtu dhe tonat individuale duke amplifikuar promovimin me qindra fish. Edhe aktivitetet kryesore i kemi shpërndarë në televiizionet lokale si reportazhe, lajme apo edhe panele televizive.
Realizimin e projektit e konsiderojmë shumë të mirë.