Feja dhe nevoja për bashkëpunim ndërfetar
20 Korrik, 2020
workshop online
23 Korrik, 2020
Sot zhvilluam Mbledhjen e Kryesisĕ së QBNF mbas disa muajsh distancimi fizik, pasi virtualisht kemi qene vazhdimisht në kontakt.
Kryetari i QBNF dr. Arben Ramkaj, falenderoi Zotin që jemi sërish bashkë duke i uruar mirseardhjen prijësave fetarë.
Më tej dr. Ramkaj vazhdoi duke bërë nje pasqyrim te aktiviteteve te gjysmës së parë të vitit 20 si në angazhimet e QBNF në përmbushjen e projekteve vendore, ashtu edhe atyre në pjesmarrjet ndërkombëtare, ku na është dashur të ishim nëpërmjet forumeve online.
Më pas z.Sokol Lulgjuraj, në rolin e drejtorit ekzekutiv të QBNF paraqiti në mënyrë të detajuar aspektet dhe shifrat konkrete te projekteve dhe angazhimeve në vazhdimesi.
Më tej, shprehën mendimet dhe propozimet për të ardhmen, prijesat e nderuar fetarë; Myftiu A. Duka, Kryeprifti Ortodoks At Stavri, Baba Arditi, Pastoret Ilirian Gjoni e Ilir Isaraj, si edhe Don Emilio.
Mbledhjen e nderoi si i pranishem seminaristi Dritan Boka që në Shtator shkon për studimet e larta teologjike në Universitetin Papnor në Vatikan, e që shpresojmë të jetë emisari ynë i posaçem në Rome gjatë viteve të studimit atje.
Pas mbledhjes bashkendamë drekën vllazërore të ftuar nga Baba Arditi.