Mbledhja e keshillit te sigurise Elbasan

“Rehabilitimi dhe riintegrimi i anëtarëve të familjes së luftëtarëve të huaj terroristë:
2 Shkurt, 2022
NDERTIMI I MEKANIZMAVE PER SIGURI PUBLIKE
8 Shkurt, 2022
Sot 3 Shkurt 22 dr Arben Ramkaj dhe Hiresi Andon Merdani morën pjesë në mbledhjen e rradhës të këshillit vendor të sigurisë në Elbasan.
Identifikimi dhe adresimi i problemeve që cënojnë jetesën dhe sigurinë e komuniteteve tona është i një rëndësie të veçantë.
Ky ishte edhe fokusi i diskutimeve të zhvilluara ditën e sotme në dy takimet e njëpasnjëshme, atë të “Këshillit Vendor të Sigurisë Publike” dhe “Mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje”.
Sot ne kemi nevojë që të pëmirësojmë dhe forcojmë modelet që ndihmojnë në identifikimin e atyre faktorëve që parashikojnë shkallën e konsumit të lëndëve narkotike si edhe situatën e fëmijëve në situatë rruge brenda territorit të Bashkisë Elbasan.
Ne duhet të punojmë së bashku si institucione publike në nivel lokal, shoqëri civile, biznes dhe komunitet, për të çrrënjosur këto plagë.
Gjithashtu, në takimin e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike patëm kënaqësinë të njihemi nga afër me projektin e qeverisë Britanike i cili do të zbatohet në partneritet midis Bashkisë Elbasan dhe grupi Palladium, me qendër në Londër.
Ky projekt synon parandalimin e angazhimit të të rinjve në krimin e organizuar, ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe anëtarëve të KVSP-së si edhe zhvillimin e përforcimin e partneriteteve të mëtejshme.
Në takimin e dytë, theksova rëndësinë e mirëfunksionimit të Mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje, në Bashkinë Elbasan. Ky mekanizëm ka dhënë një mesazh të qartë se adresimi i çështjeve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje është prioritet dhe detyrim ligjor për të gjitha institucionet në nivel vendor.
Në zbatim të VKM Nr. 327, datë 2.6.2021 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe procedimin e tij për mbështetjen e rehabilitimin e viktimave të dhunës” nënshkruam, së bashku me të gjithë anëtarët e mekanizmit, marrëveshjen e bashkëpunimit. 🤝