QBNF ben Marrveshje bashkepunimi me RIQA
17 Janar, 2018
Toleranca Fetare brenda komuniteteve
29 Janar, 2018

QBNF organizoi me sukses Marshimin e Paqes 2018 me temen e aktuale “Jo Krimit…! PO Drejtesise!”

Si çdo vit, edhe ne kete Marshim moren pjese besimtare e qytetare, te rinj e femije, autoritete fetare dhe politike, drejtues institucionesh arsimore dhe shteterore.

drejtori i QBNF z. Sokol Lulgjuraj, falenderoi te pranishmit dhe paraqiti programin, 

per te paraqitur thelbin e motos dhe qellimin e ketij Marshimi e mori fjalen kryetarit te QBNF         dr. Arben Ramkaj i cili vuri theksin te nevoja e paqes dhe edukimit te rinise me vlerat e dinjitetit njerezor larg veseve dhe krimit te çdo lloji. 

ne emer te Bashkise Elbasan pershendeti nenkryetari z. Ervin Saraçi i cili pergezoi QBNF dhe prijesat fetare per modelin shembullor qe japin per te gjithe vendin.

me tej mori fjalen Deputetja Evis Kushi e cila theksoi modelin e perkryer per bashkepunim qe japin liderat fetare nga te cilet politika duhet te mesoje e reagoje pozitivisht dhe praktikisht. “Sot, – tha ajo – së bashku me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve fetare në Elbasan, ne përcjellim mesazhe për më shumë paqe dhe bashkëpunim, sidomos në këto kohë të rëndësishme për Shqipërinë, kur presim zbatimin e reformës në drejtësi, rritjen e ekonomisë dhe integrimin në Bashkimin Europian.

me pas Marshimi vijoi drejt bulevardit

ne ndalesën ne Sheshin Kozma Naska kumtoi mbi temen ” Feja si mesazhere e Paqes dhe Drejtesise” famullitari i Kishes Katolike Shen Piu X Don Emilio Valente duke bere edhe nje shtjellim mbi binomin e rendesishem Paqe e Drejtesi.

me tej ketu e mori fjalen prefekti i Elbasanit z. Maksim Malaj i cili falenderoi QBNF dhe shprehu mbeshtetjen e qeverise per nisma te tilla si duke reflektuar mbi temen “Shteti vlereson dhe mbeshtet ne angazhimin e tyre komunitetet fetare”.

edhe deputeti Taulant Balla i meshoi fort vlerave te QBNF dhe perkushtimit te tyre misionar ne shoqerine tone duke i cilesuar si pashaporta me e mire e jona dhe se politikanet duhet patjeter te ndjekin shembullin e tyre.

ne ndalesen prane permendores se Kristoforidhit ishte Myftiu i nderuar i Elbasanit qe kumtoi se “Feja eshte kategorikisht kunder cdo forme krimi”

hiresi Andoni kumtoi mbi temen “Besimi – Virtyt kunder te keqes”

 

me pas vijoi kryetari i Qarkut Elbasan z. Bukurosh Stafa duke shprehur mbeshtetjeb per cdo angazhim dhe veprimtari qe nxjerrin ne pah vleratb e qytetarise.

 

ndersa Rektori i Universitetit Aleksander Xhuvani Prof. Dr. Skender Topi theksoi nevojen e ketyre aktiviteteve dhe sensibilizimin e rinise per tu larguar nga veset qe cojne drejt krimit dhe padrejtesive shoqerore.

ne ndalesen e fundit Baba Faiku, lider i komunitetit Bektashi kumtoi mbi rolin progresiv qe kane komunitetet fetare dhe perkushtimi i tyre ndaj komunitetit dhe shoqerise, ndersa Pastor Ilirian Gjoni nga Aleanca Ungjillore kumtoi plot frymezim se “Zoti na meson per Drejtesi”

ky Marshim perfundon me sukses shoqeruar me falenderimet dhe urimet e drejtorit te QBNF z. Sokol Lulgjuraj

me pas perfaqesuesit fetare dhe te institucioneve u ulen per pak minuta per bashkebisedim vllazeror