Konferencë – Tiranë, 5 prill 2017

SOKOL LULGJURAJ
28 Mars, 2017
Kryesia e QBNF nderon femijet e komunitetit Rom ne Pogradec
8 Prill, 2017

Fuqizimi i aktorëve vendorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Përballja me sfidat e fenomeneve të radikalizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm, po shoqërohet gjithmonë e më tepër me nevojën drejt një qasjeje gjithëpërfshirëse, duke nxitur angazhimin e gjithë aktorëve shoqërorë dhe institucioneve qeverisëse, përtej atyre të sigurisë.

Zbatimi i Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të saj të Veprimit, kërkon veçanërisht fokusim dhe rritje të rolit të komuniteteve vendore. Ndërmarrja e nismave të përbashkëta dhe fuqizimi i të gjithë aktorëve vendorë për të ndarë përgjegjësi në përpjekje për t’u përballuar me ekstremizmin e dhunshëm, ka qenë në qendër të vëmendjes së Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Në këtë kontekst,edhe QBNF po jep nje kontribut te cmuar duke qene pjese aktive ne kete drejtim.

edhe ne kete Konference moren fjalen kryetari dhe kordinatori i QBNF dr. Arben Ramkaj e Sokol Lulgjuraj ku evidentuan punen e deritanishme dhe aktivitetet ne vazhdim qe jane ne sinkron dhe i shërbejnë ketij forumi diskutimi ku prezantohen gjashtë dokumente dhe ku aktorë të ndryshëm vendorë bashkndanë perspektivat dhe sugjerimet e tyre në lidhje me zbatueshmërinë efektive, çka do të bëjë të mundur arritjen e rezultateve konkrete sa i përket qëndresës komunitare dhe sigurisë publike në nivel bashkie.