HAP SIPARIN Projekti “Fetaret Ushtrojne e Nxisin Demokraci Aktive Komunitare FUNDAK

Prezantohet projekti “Fetarët Ushtrojnë e Nxisin Demokraci Aktive Komunitare”
13 Gusht, 2018
MBLEDHJA MUJORE E QBNF
4 Shtator, 2018

HAP SIPARIN Projekti “Fetaret Ushtrojne e Nxisin Demokraci Aktive Komunitare FUNDAK

9/8/2018 nisëm zbatimin e projektit FUNDAK – “Fetarët Ushtrojnë e Nxisin Demokraci Aktive Komunitare” në 3 bashkitë; Elbasan, Cërrik e Belësh, koheshtrirje (Gusht 18 – Prill 19), me mbështetje financiare nga #LëvizAlbania.

Qëllimi i këtij projekti është aktivizimi i komuniteteve fetare në dobi të shoqërisë dhe komunitetit. Shpesh politika e përjashton qytetarin nga vendimmarrja, duke mos e bërë pjesë aktive të jetës shoqërore. Por edhe qytetarët duket sikur e kanë pranuar këtë fakt dhe tregohen pasiv ndaj çdo vendimmarrje që merr politika duke mos e ndier të nevojshme të ndërhyjnë apo të ngrejnë zërin edhe nëse ata cënohen personalisht.

Hapja u moderua nga kryetari i Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar QBNF, DR. Arben Ramkaj i cili beri nje ekspoze te shkurter mbi kushtet dhe idete qe nxiten Komitetin Nderfetar te kristalizonin kete projekt duke i dhene fjalen me radhe eproreve fetare te qarkut te cilet argumdntuan nevojen dhe risine qe ofron ky projekt. Te pranishmit qe ishin imame, prifterinj, dervishe e pastore, bashkepunotore e përfaqësues te komuniteteve fetare, si edhe organizatave te tjera te shoqerise civile, degjuan e vleresuan kumtet e Myftiuit z. Agim Duka, Metropolitit Hirësi Andon Merdani, Përfaqësuesit te Komunitetit Katolik Don Giussepe Degulielmo dhe Përfaqësuesit te Aleancës Ungjillore Pastor Ilirjan Gjoni, të cilët njëzëri theksuan rëndësinë e një projekti të tillë si dhe rolin e tyre në zbatimin e tij. Klerikët theksuan se është e rëndësishme që zëri i qytetarëve të ngrihet ne menyre te organizuar e qe te dëgjohet e respektohet nga plolitikanet dhe që qytetarët të marrin frenat në dorë duke u bere pjesë aktive ne propozime dhe kerkese llogarie.
Me tej drejtori i projektit z. Sokol Lulgjuraj paraqiti projektin te detajuar dhe u ndane pergjegjesite per aktivitetet ne vazhdim.