Feja dhe nevoja për bashkëpunim ndërfetar

Western Ballcan Conference
11 Korrik, 2020
Mbledhja e Kryesisĕ së QBNF
20 Korrik, 2020

Feja dhe nevoja për bashkëpunim ndërfetar

Një temë vertetë e veçantë bashkoi në 20 Korrik në ciklin e emisioneve “Individi dhe Shoqëria”, “Feja dhe nevoja për bashkëpunim ndërfetar”, me të ftuar Dr.Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndër-Fetar (QBFN) dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Teologëve Myslimanë të Shqipërisë.
Feja ushtron një ndikim të thellë në të gjitha shoqëritë dhe në shumë nga popujt e botës. Gjatë historisë, ajo ka provuar të jetë forca kryesore për përparimin shoqëror, duke motivuar individët të zhvillojnë cilësi shpirtërore dhe duke i fuqizuar ata të sakrifikojnë për qeniet e tyre njerëzore dhe të kontribuojnë në përmirësimin e bashkësive të tyre. Njeriu nga ana tjetër ka zhvilluar fenë për të kënaqur dëshirën e tij, për të kuptuar jetën brenda tij dhe botën jashtë tij. Shumë nga këto fe janë organizuar dhe po lulëzojnë edhe sot e kësaj dite, të mbështetur nga një numër i lartë ndjekësish të devotshëm.
Në zemër të fesë, cilado qoftë ajo, qëndrojnë parime shpirtërore universale – toleranca, dhembshuria, dashuria, drejtësia, përulësia, sakrifica, besueshmëria, përkushtimi për mirëqenien e të tjerëve dhe uniteti – dhe pikërisht këto janë themelet e civilizimit progresiv.
Në të njëjtën kohë, duhet pranuar se zvetënimi i fesë ndër shekuj ka qenë shkak kryesor i shpërbërjes shoqërore, intolerancës, urrejtjes, seksizmit, varfërisë, shtypjes dhe luftës. Në të vërtetë, shumë nga problemet e sotme në dukje të paqëndrueshme, përfshirë shumë nga ato problemet të theksuara nga procesi i kulmimit social, mund të gjurmohen te korrupsioni dhe keqpërdorimi i autoritetit fetar. Ndaj nëse feja do të ndihmojë në përmbushjen e sfidave të shumëfishta me të cilat përballet bashkësia botërore, ajo duhet ta bëjë këtë pa injorancë, paragjykime dhe armiqësi.
Feja duhet të theksojë që përmbushja shpirtërore e individit dhe mirëqenia janë të lidhura me përparimin kolektiv të gjithë bashkësisë botërore. Përmes shërbimit dhe një angazhimi aktiv për drejtësi dhe unitet, feja mund të sjellë një forcë të jashtëzakonshme, pozitive për të garantuar çështjet e zhvillimit shoqëror.
Feja, zhvillimi individual, përparimi shoqëror, arsimi dhe edukimi sëbashku kanë strukturuar shoqërinë e sotme. Ato formojnë një njësi natyrore. Feja nuk na imponohet ose nuk është e lidhur me ne; na takon si diçka thelbësore njerëzore; është baza e individualitetit dhe e përparimit shoqëror. Prandaj, edukimi fetar është një rrjedhim i vërtetë i natyrës sonë, një ndihmë për vetë-shprehjen dhe shpalosjen e vetvetes. Në parim nuk është e ndryshme nga asnjë pjesë tjetër e edukimit. Prandaj, çdo skemë e arsyeshme e edukimit duhet të ketë një vend për fenë dhe rolin konstruktiv që feja duhet të luajë në zhvillimin shoqëror.
Pa një sfond shpirtëror njeriu nuk ka asnjë përgjegjësi morale: njeriu pa përgjegjësi morale paraqet rrezik për një shoqëri. Feja pa shkencë është e gjymtuar, ndërsa shkenca pa fe është e verbër. Njeriu është qenia e vetme e gjallë në këtë botë që ka zbuluar fenë ndaj të cilës shpreh adhurim dhe lutje.