Dr Ramkaj bashkebisedon me studente

“Përmirësimi i standardeve të të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar në Shqipëri”
27 Shtator, 2021
QBNF – organizate lobiste ne Komisionin e Ligjeve
1 Tetor, 2021

Sot, IRI u vizitua nga katër studentë të vitit të dytë Master në Universitetin e Arteve Tiranë; Znj. Elsaida Musiq, Znj. Elsamina Musiq, Znj. Jozefina Vokrri dhe Z. Xhulian Millaj. Gjatë vizitës së tyre në IRI u diskutua mbi rëndësinë e Artit në promovimin e dialogut kulturor dhe ndërfetar në Republikën e Shqipërisë. Drejtori i IRI -së, dr Arben Ramkaj theksoi se Arti është një mjet i fuqishëm për të vendosur paqen dhe harmoninë shoqërore në shoqërinë shqiptare dhe promovimi i studentëve të artit është një detyrë e rëndësishme e bizneseve, shoqërisë civile, si dhe vetë shtetit.