Dr Arben Ramkaj – anetar i bordit të Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancē

JEKRAVET – MBILL NJE PISHE VENDOS GJURMEN TENDE
9 Mars, 2022
“Argumentet Islame kundër terrorizmit militant”
22 Mars, 2022

Dr Arben Ramkaj – anetar i bordit të Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancē

Dr Arben Ramkaj ftohet për tu bërë pjesë e bordit administrativ të Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancē me seli ne SHBA.
FONDACIONI NDËRKOMBËTAR PËR TOLERANCË
Organizatë profesionale jofitimprurëse
Dr. Arben Ramkaj Tirana, Shqipëri
Shkurt 17, 2022
I nderuar Dr. Ramkaj
Fondacioni Ndërkombëtar për Tolerancë është një organizatë profesionale jofitimprurëse me kryesi në SHBA, me një mision të qartë për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe pranimi midis njerëzve, grupeve dhe kulturave të ndryshme përmes kërkimit, edukimit, të mësuarit dhe qasjeve shkencore për pëmirësimin e marrëdhënieve njerzore . https://iftolerance.net/EN/
Është nderi ynë t’ju ftojmë të jeni anëtar i Bordit të Administrimit të Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancë. Bordi i Administratorëve përbëhet nga liderë ndërkombëtarë si ju, të përkushtuar ndaj misionit të Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancën për të ndërtuar ura mirëkuptimi midis njerëzve, grupeve dhe kulturave për përmirësimin e marrëdhënieve njerzore. Bordi përcakton drejtimet strategjike dhe vepron mbi vendimet kryesore të FDT. Fondacioni ka gjithashtu një bord këshillues që ofron mbështetje profesionale dhe akademike.
Emri juaj është përzgjedhur në bazë të rekomandimeve dhe dëshmive të rolit tuaj aktiv në arsim, aktivitete profesionale ndërfetare dhe ndërkulturore.
Mezi presim pranimin për të qenë anëtar i Bordit të Administrimit të Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe për të punuar së bashku për pëmirësimin e marrëdhënieve njerzore.
Dr. King Cheek
Kryetar i Bordit të Administrimit https://iftolerance.net/EN/
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme