Dialogu ndërfetar si një vlerë e shtuar në luften kundër Ekstremizmit të dhunshëm

Roli i Myftinise Elbasan kunder ekstremizmit te dhunshem
13 Tetor, 2016
MARRVESHJE BASHKËPUNIMI
2 Nëntor, 2016

Dialogu ndërfetar si një vlerë e shtuar në luften kundër Ekstremizmit të dhunshëm

Dialogu ndërfetar si një vlerë e shtuar në luften kundër Ekstremizmit të dhunshëm

Kumtesa e zv/kryetarit të QBNFE
Don Emilio Valente
Famullitar i Kishes Katolike Shën Piu X

Përshëndes me mirënjohje organizuesit e kësaj Konference dhe të gjithë Ju që jeni këtu të pranishëm.

Ndërhyrja ime, relativisht e shkurtër, ka si qëllim të paraqesë vlerat e dialogut në nivel ndër-fetar si instrument thelbësor për të kundërshtuar Ekstremizmin e dhunshëm, nën çdo formë që ajo na paraqitet. Kam menduar t’ju propozoj 6 pika kyqe, sipas meje të rëndësishme, për të kuptuar temën dhe diskutimin që do vijojë më pas.

Mungesa e dialogut

Mungesa e dialogut prodhon:

  1. Një imazh stereotip/standard të tjetrit, fryt i njohurisë së pakët apo të gabuar që kemi për tjetrin (shablonizmi).
  2. Krijon një klimë mosbesimi reciprok, pesimizëm mbi njerëzimin mbarë, të paaftë të ndërtojë takime domethënëse;
  3. Favorizon intolerancën dhe diskriminimin e lidhur me imazhet stereotipe të tjetrit;
  4. Siguron tokë pjellore ndaj shfrytëzimit të ekstremizmit;
  5. U heq të gjithëve mundësinë për të gëzuar nga aspektet pozitive që kanë kulturat dhe besimet e tjera.

Dialogu

Fjala dialog (nga latinishtja dialŏgus, në greqishten e lashtë διάλογος, me prejardhje nga διαλέγομαι do të thotë «të bisedosh, të diskutosh» dhe është i përbërë nga “dià“, që do të thotë “nëpërmjet” dhe “logos“, që do të thotë “fjalë-fjalim”. Pra fjala dialog tregon krahasimin verbal që tejkalon dy apo më shumë persona si instrumenta për të shprehur ndjenja të ndryshme dhe të diskutosh ide jo domosdoshmërisht të kundërta.

Dialogu paraqitet:

  1. Si një shkëmbim pikëpamjesh të hapura dhe të respektueshme mes personash, grupesh dhe bashkësishë;

Themelohet:

  1. mbi lirinë dhe aftësinë për t’u shprehur;
  2. mbi vullnetin dhe aftësinë për të dëgjuar tjetrin;

Përmasat e kulturës

Në dialog ekzistojnë dy përmasa:

  1. Përmasa subjektive si shprehje e personalitetit, e veçorisë së personave që jetojnë një kulturë apo besim. Përmasa objektive që i referohet relitetit historik-shoqëror (regulla, institucione, etj.) në të cilat përmasa subjektive merr formë. Këto dy përmasa mbështesin njëra-tjetren dhe kushtezohen në mënyrë reciproke. Është e rëndësishme t’i konsiderosh sëbashku.
  2. Përmasa përshkruese që tenton të standartizojë kulturen si një tërësi përgjigjesh që njeriu ka zhvilluar në lidhje me ambjentin: është një vizion pothuajse statik i kulturës. Përmasa udhëzuese që rinjeh jo vetëm procedurat, traditat dhe produktet por edhe vlerat e modelet, duke nënvizuar dinamizmin dhe krijimtarinë e procesit kulturor për zhvillimin e plotë të njerëzve. Përmasa udhëzuese mund të ndihmojë të mos biem në relativizem, ose më keq akoma në mospërfillje.

Kushtet e dialogut ndër-fetar

Kushtet thelbësore për dialogun ndër-fetar janë:

  1. Një sjellje paraprake e respektit për tjetrin dhe besimi bazuar mbi bindjen në sinqeritetin dhe besimin e mirë të tij. Dialogu është një dhënje dhe marrje: është e rëndësishme që, ata që dialogojnë, të kenë parasysh që në pozicionin e tjetrit të jenë e vërteta dhe vlerat mbi të cilen mund të krahasohen (ballafaqohesh, bisedosh…).
  2. Gatishmëria për t’u vënë në dialog, për të rishikuar opinionet personale. Ata që dialogojnë të jenë të fortë në bindjet e tyre dhe t’i ekspozojnë ato me ndershmëri, pa “ekumenizma“ fallco.

Karakteristikat e dialogut ndër-fetar

Dialogu ndër-fetar nuk ka si qëllim lindjen e një besimi të vetëm dhe universal, një formë sinktretizmi që përzien sëbashku të gjitha traditat historike, që në një mënyrë asgjeson ndryshimet. Të mohosh besimin tënd nuk na ndihmon të ecim përpara në dialog. Por është pikërisht vetëdija e identitetit tonë që na lejon çdo lloj forme dialogu.

Shërben një identitet i fortë, por jo shkëmbor. Një identitet i sigurtë por jo integralist. Jo një identitet reaktiv (mur kundër muri), por identitet i sigurtë (i vendosur, i qëllimshëm, flitet për asertiviteti) për t‘u shmangur së rrëzuari në dy ekstreme: relativizem dhe fundamentalizëm por të krijojmë bazat e dialogut.

Sjellja e sigurtë (asertiviteti) është ai qëndrim nëpërmjet të cilit:

  • pohohen pikësynimet tona;
  • shprehen bindjet tona me qartësi;
  • komunikohen idet tona, opinionet tona;
  • por pa mbizotëruar mbi të tjerët dhe as duke u mbizoteruar nga të tjerët.

Besimet janë sisteme domethëniesh, brenda së cilave shpallen të vërtetat në rend kuptimi. Nuk është e mundur t’i kërkojmë besimtarit të mohojë bazat në të cilat ka shprehur një aprovim ekzistencial. Dialogu nuk duhet të ketë qëllimin për të bindur të tjerët në të vertetën tonë, sidomos në rend të bazave teologjike.

Por të ndërtojë atë terren që bën të mundur takimin mes njerëzve, sepse ajo çfarë i bashkon është kërkimi i vazhdueshëm i së vërtetës. Në dialog mund të njohim dy plane (nivele):

  1. atë të aspekteve doktrinale;
  2. dhe atë të realiteteve njerëzore dhe shoqërore në të cilat shprehet besimi.

Dialogu ndër-fetar nuk është një argument ekskluzivisht i “teologëve”. Marrëdhëniet ndër-fetare, në kontekstin aktual, kanë një vlerë të madhe ndër-kulturore që tejkalon fushen e traditave fetare, dhe janë të pranishme:

  1. ndaj bashkësisë civile;
  2. ndaj përmasës politike;
  3. ndaj botës së kulturës.

Dialogu ndër-fetar nuk mund të kuptohet si:

  • si kuriozitet etnologjik për ritet, celebrimet, zakonet e besimeve të tjera;
  • si dëfrim kulturor apo angazhim i cekët/sipërfaqësor.

Këto janë sjellje që duken të modës, por janë më shumë të lidhura pas një konteksti konsumizmi sesa tjetër. Dialogu ndër-fetar kërkon një qëndrim të kërkimit të thellë dhe bindjen për të përshkuar rrugë të reja, të vështira, jo pa rreziqe dhe momente heshtjeje të pashmangshme për vet besimet që paraqesin një tension universaliteti.

Sipas Raimon Panikkar (meshtar katolik, filozof dhe teolog) takimi i besimeve është një nevojë jetësore: – është natyrore dhe e pashmangshme që besimet të takohen; – historia është e endur, në të mirë dhe në të keq, nga këto takime; – sot ky takim bëhet në kohë të përshpejtuar dhe mbi nxitjen e çështjeve që përfshijnë planetin (boten e komunikimit, migrimin e punëtorëve, arratisjen e refugjatëve) sepse realiteti është gjithmonë më i pasur se çdo teori apo koncept. Çdo koncept është një thjeshtësim dhe kjo është e pashmangshme në evolucionin e shumë universeve kulturore. Problemi i pluralizmit lind kur kemi një papajtueshmëri mes vizioneve të ndryshme të botës dhe në të njëjtën kohë, ata janë ta detyruara të bashkëjetojnë dhe të kërkojnë mbijetesen e tyre, ndërsa pluralizmi fillon me njohjen e tjetrit, që përfshin identitetin vetjak. Qënia njerëzore është një qënie në marrëdhënie, dhe pluralizmi i vërtetë shfaqet si zbulim i tjetrit. Pluralizëm nuk do të thotë të rinjohësh shumë mënyra, por të përcaktojmë shumë forma për të arritur të njëjtin objektiv.

Dialogu i besimeve duhet të jetë:

I hapur:  asnjë nuk është i përjashtuar, asgjë nuk është e lënë pas dore në parim.

I brëndshëm: sepse fillon me një pyetje të brëndshme (pyes veten); prek zemren e atyre që dialogojnë.

Fetar : kontribuon në pastrimin e besimeve; lufton kundër fanatizmit dhe ndërton ura.

Politik: dialogu nuk është një çëshjte private, i përket polis (qytetarëve). Dialogu i ka rrënjët e saj në zemren e njeriut, por i ka frytet e saj në agorà (në shesh, ku krijohen lidhjet, marrëdhëniet, ku merren vendime); është një praktikë e pasur me teori të reja (çdo dialog, çdo takim ka një karakter politik)

Integral: nuk është një detyrë vetëm për specialistët, por është një afrim gjithëpërfshirës, përfshihet njeriu në tërësinë e tij, nuk mbrohen ideologjitë apo doktrinat.

I vazhdueshëm: qëllimi i tij nuk është të arrijë në unanimitet apo të përziejmë sëbashku besimet; është një proces i vazhdueshëm, kompletimi/plotesimi i dialogut nuk është një qëllim por një ushtrim i gjithë jetës; në dinamizmin e tij, dialogu është gjithmonë i përkohshëm dhe asnjëherë i plotë, nuk është asnjëherë i mbaruar; përgjigjet nuk janë asnjëherë përfundimtare; është i papërsosur, në fakt dialogu i përket jetës njerëzore dhe jeta është një risi e vazhdueshme.

Tipologji të dialogut ndër-fetar

Nga pikëpamja e kontekstit evropian dhe e nxitjes që shumë tradita të krishtera kanë pasur në formimin, dhënjes “formë”, kulturës evropiane mund të dallojmë: dialogun ekumenik që përfshin kishat e ndryshme dhe bashkësitë e krishtera, që kanë pasur rritje/sukses dhe ulje/veshteresi, por që na kanë sjellë në shpalljen e Kartës Ecumenike të 2001 në Stransburg si vepër e Konferencës së Kishave Evropiane (KEK) dhe të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE)

Dialogu hebraik-krishterë, ndërtuar mbi hirin e masakrës së Shoah, dhe dialogu ndër-fetar, në kuptimin e ngushtë, që përfshin marrëdhëniet mes traditave të mëdha të fesë: -në këto vite është forcuar dialogun me Islamin, besimin tjetër të madh monoteist dhe përkujdesje ndaj traditave të mëdha orientale.

Ju faleminderit

Elbasan 12/ 10/ 2016

1210161