7-Ditët e ndërgjegjësimit kundër ekstremizmit të dhunshëm!

PANEL DISKUTIMI DHE INFORMIMI NR 2 @SafeFuture ne TV BEST CHANNEL
10 Qershor, 2021
Njerezit qe jane mbrapa Perpjekjeve per Ndermjetesim te Komunitetet e Ndara The People behind Mediation Efforts in Divided Communities
11 Qershor, 2021

7-Ditët e ndërgjegjësimit kundër ekstremizmit të dhunshëm!

7-Ditët e ndërgjegjësimit kundër ekstremizmit të dhunshëm!
Datat: 09 – 18 Qershor 2021
Zonat: Tiranë , Elbasan, Bulqizë, Shkodër, Korçë, Kavajë
Për herë të parë në Shqipëri po organizohen “7 Ditët e ndërgjegjësimit kundër Ekstremizmit të dhunshëm” si një iniciativë e 11 organizatave, që mbështeten nga Zyra e Seksionit për Marrëdhëniet me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Nëpërmjet punës disa vjeçare në fusha dhe me aktorë të ndryshëm, organizatat e shoqërisë civile të bashkuara nën këtë iniciativë ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre për të rritur bashkëpunimin e institucioneve ligjzbatuese, arsimore, aktorëve vendorë dhe drejtuesve të komuniteteve, për të krijuar një mjedis më të sigurt ndaj mesazheve të ekstremizmit të dhunshëm.
Ekstremizmi i dhunshëm është një fenomen shqetësues, që shkon përtej dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj fëmijëve dhe nuk ka vetëm ngjyresë fetare, sikundër mund të perceptohet pa dashje shpesh herë.
Nëpërmjet punës në fusha dhe target grupe të ndryshme, si të rinjtë, studentët, gratë dhe vajzat, organizatat synojnë rritje të informimit mbi ekstremizmin e dhunshëm, angazhim të të gjithë komunitetit në parandalim, si dhe prezantim të mekanizmave të raportimit.
Ky cikël aktivitetesh, i cili gjeti edhe përkrahjen e qendrës CVE, synon të ndërgjegjësojë publikun mbi ekstremizmin e dhunshëm si një fenomen shqetësues që kërkon angazhimin e të gjithë komunitetit për parandalim.

Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar QBNF u bë pjesë për të promovuar vlerat e paqes, barazisë dhe tolerancës nepermjet 2 Paneleve televizive ne date 8 Qershor 2021 te TV Skampa dhe 10 Qershor 2021 te Best Channel me pasqyrimin e rezultateve dhe arritjeve te projektitRRISIM QËNDRUESHMËRINË NDAJ EKSTREMIZMIT PËR NJË TË ARDHME MË TË SIGURTË

U.S. Embassy-Tirana
Shoqata Internacionale Për Solidaritetin, IDM Albania, YWCA of Albania, Akademia e Studimeve Politike, Gruaja Tek Gruaja, Miq te Korces, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar QBNF, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ANTTARC, Albanian Institute for International Studies, Media Aktive, ZDB.