MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

REAGIM I QBNF – TV
9 Korrik, 2016
QBNFE Homazhe për viktimat e terrorizmit në Francë në Aleancën Franceze në Elbasan
18 Korrik, 2016

     Drejtuar Ambasadorit të Francës në Shqipëri

I nderuar Shkëlqesi, Ambasadori Bernard FITOUSSI

   Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me pikëllim të thellë mësoi për aktin e tmerrshëm terrorist në Nicë pikërisht në mbrëmjen e festës suaj kombëtare dhe ndjen dhimbje të madhe për viktimat e pafajshme nga ky sulm i rëndë terrorist.

 Ne Ju shprehim solidaritetin dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura dhe tërë popullin francëz duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte vrastare makabre.

    Ne e dimë fort mirë se zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes njerezore në fund do të triumfojë mbi zërin e terrorit, krimit dhe mllefit njerëzor por të gjithë së bashku duhet të mos reshtim për të zhdukur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.

     Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli Francez, së bashku me mbarë komunitetin europian dhe botëror të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa terrorizëm.

       Me pikëllim dhe përulësi

          Për QBNF ELBASAN

                    kryetari

              Arben Ramkaj