“Forumi i Rezistencës së Komunitetit” ne Ballkan

QBNF dënon mizorinë më të fundit të grupeve terroriste
15 Tetor, 2021
Roli i organizatave te besimeve fetare
21 Tetor, 2021

“Forumi i Rezistencës së Komunitetit” ne Ballkan

QBNF ishte pjesëmarrëse me z. Sokol Lulgjuraj, në aktivitetin Ballkanik 2-ditor “Forumi i Rezistencës së Komunitetit” i organizuar në Beograd (20-21 Tetor 2021) nga Programi “EU TACSO 3”.
Gjatë Sesioneve të Ditës së Parë “Shkëmbimi, të mësuarit dhe bashkëndarja e praktikave më të mira mes OSHC-ve gjatë kohërave sfiduese” ishin temat që mbushën ditën e Forumit.
Tanja Hafner Ademi, udhëheqëse e ekipit në projektin EU TACSO 3, theksoi se ky Forum po ofron një platformë për të shkëmbyer, mësuar si dhe për të krijuar mundësi për të ndarë njohuritë dhe sfidat mes OSHC-ve.
Liselotte Isaksson nga Programet dhe Bashkëpunimi Rajonal i Ballkanit Perëndimor, DG NEAR dhe Ekmel Çizmecioğlu nga Delegacioni i #BE në Serbi, prezantuan perspektivën e #BE për qëndrueshmërinë e komunitetit.
Biljana Dakić Đorđević, nga Fondacioni Trag, Serbi dhe anëtare e rrjetit SIGN, dha një shembull të një OSHC-je që po mbështet OSHC-të lokale duke përdorur FSTP, mekanizmin e ridhënies, mënyra të reja angazhimi, që OSHC-të të bëjnë ballë sfidave.
Edhe Marina Škrabalo dhe Ivan Blažević, Fondacioni Solidarna – ndanë përvojat e tyre se si OSHC-të në Croaci dhe OSHC-të në Evropë mendojnë , analizojnë dhe zhvillojnë besueshmërinë së bashku.
Bojana Selaković, Drejtoreshë e Programit të Iniciativave Qytetare, prezantoi kornizën e qëndrueshmërisë dhe shembullin e nismave civile që kishin mentorim të fortë dhe investuan në një qasje të përshtatur, duke forcuar kapacitetet e tyre.
Tre sesione paralele, të lehtësuara virtualisht, me tema që kanë të bëjnë me mbështetjen më të fortë për komunitetet, kontribuan në një shkëmbim më të madh midis pjesëmarrësve të OSHC-ve nga rajoni.
Dita II e Forumit vazhdon me një dinamike prezantimesh dhe diskutimesh, duke u njohur me praktikat e mira nga vendet fqinje dhe ato të zgjerimit për mbështetjen financiare të BE-së për palët e treta me Gabi Hagmueller (online). Gjeni më shumë këtu: http://tacso.eu/enhanced-outreach-to-civil-society…/
Vazhdimi i shembujve në lidhje me rolin e OSHC -ve që menaxhojnë mbështetjen financiare për palët e treta; prezantuar nga Milorad Bjeletić, Shkolla e Hapur e Beogradit (BOS); Dren Puka, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF); Dr. Tezcan Eralp Abay dhe Meltem Çolak nga Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (STGM).